50 cm dëborë mbulojnë Kukësin

Dimri ka mbërritur dhe në Kukës. Reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë rrethin e Kukësit në verilindje të vendit, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesin sotëm. Banorët e kësaj zone bëjnë të ditur se reshjet e dëborës nisën në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, që në orët e vona të natës së kaluar, duke krijuar një trashësi prej rreth 10-15 centimetrash, ndërsa në qytetin e Kukësit reshjet e dëborës kanë nisur në orët e mëngjesit të shoqëruara dhe me reshje shiu. "Nga kontaktet me drejtuesit e pushtetit vendor deri tani, veç mungesës së energjisë elektrike në disa zona, nuk ka shqetësime të tjera. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme", tha për NOA, përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. Ndërkohë, në akset kryesore rrugore janë shtuar postblloqet e policisë, të cilat nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve pa zinxhirë, masë kjo e domosdoshme për të shmangur aksidentet. Si pasojë e erërave të fuqishme ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona të rrethit, si dhe në pjesën më të madhe të qytetit të Kukësit. Bora ka bllokuar akset nacionale që lidhin qytetin e Kukësit me 9 komunat e rrethit verilindor. Mësohet se trashësia e dëborës ka arritur në 40-50 cm. Komunat e bllokuara janë Kalis, Arrën Zapot, Curraj, Grykëçaj Ujmishti, Bushtrica, Topojani dhe Shishtaveci. Trashësia e dëborës në aksin që lidh Kukësin me Hasin arrin në 30 cm. Policia informon se është i bllokuar qarkullimi në Qafën e Toblit, si dhe aksi rrugor Has- Qafë Prush. Mësohet se komuna si Bicaj dhe dy lagje, numër 2 dhe ajo 3, të qytetit të Kukësit nuk po furnizohen me energji. Stuhia me reshje shiu që në orët e para të mëngjesit është kthyer në borë dhe erërat e forta kanë rrëzuar disa shtylla elektrike duke shkaktuar dhe avari në furnizimin me energji të qytetit. Gjithashtu nga stuhia janë dëmtuar edhe disa çati Stuhia në Kukës, plagoset rëndë i moshuari. Ndërkaq që është shënuar dhe incidenti i parë i këtij dimri. 70-vjeçarit, Haxhi Tota, i ra në kokë depozita e ujit nga tarraca e një pallati. Menjëherë i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por në spital ka mungesa te theksuara të rezervave të gjakut. ...