“Skena UP” promovon artistët e rinj

Arben Zharku, drejtor i Festivalit, tha se “Skena UP” ka për qëllim jo vetëm që të prezantojë vlerat krijuesve të të rinjve nga mbarë bota, por edhe t’i promovojë artistët e rinj. Festivali “Skena UP” ka për qëllim prezantimin e vlerave të krijuesve të rinj nga vendi dhe bota, pasi që tash Kosova është shtet i ri dhe ka nevojë për më shumë iniciativa të tilla mes artistëve, u tha në një debat të artistëve dhe regjisorëve të rinj. Në kuadër të edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP”, të premten është mbajtur një debat me qëllim të mbështetjes dhe krijimit të rrjetit të studentëve dhe profesorëve të teatrit dhe filmit në rajon. Arben Zharku, drejtor i Festivalit, tha se “Skena UP” ka për qëllim jo vetëm që të prezantojë vlerat krijuesve të të rinjve nga mbarë bota, por edhe t’i promovojë artistët e rinj. “Vendet e rajonit viteve të fundit kanë pasur një periudhë të vështirë, ku të rinjtë janë përballuar me probleme të mëdha dhe ne dëshirojmë që të gjithë këta të rinj të vijnë në Kosova dhe të takohen me kolegët e tyre, për të bashkëpunuar në fushën e filmit dhe të teatrit”, tha ai. Ndërsa, Arian Krasniqi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka shprehur kënaqësinë që “Skena UP” ka arritur të jetë një ndër festivalet më prestigjioze të filmit dhe teatrit. Regjisori Ismet Sjarina tha se “Skena UP” është një urë-lidhëse ndërmjet artistëve të teatrit dhe filmit të Kosovës me kolegët e tyre nga vendet e rajonit. Gjithashtu, Fatmir Hyseni, regjisor vlerësoi se Kosova tashmë është një shtet i ri dhe ka nevojë për më shumë iniciativa të tilla për të krijuar lidhje ndërmjet artistëve. Ndryshe, nëntëdhjetë e dy filma dhe tetë shfaqje teatrale nga vende të ndryshme të botës do të konkurrojnë në edicionin e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP”, i cili është hapur mbrëmë në Kinemanë “ABC” në Prishtinë. Hapjen e këtij edicioni e ka bërë filmi i shkurtër artistik “Në linjë”, i regjisorit Kafi Reto, që është film i prodhimit gjermano-zviceran, fitues i 14 çmimeve përfshirë edhe atë Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për studentë. Në kuadër të festivalit do të ndahen çmimet për filmin më të mirë, për filmin më të mirë dokumentar, për filmin më të mirë të animuar, për shfaqjen më të mirë, regjinë dhe aktorin më të mirë. “Skena UP” ka për qëllim t’i promovojë vlerat artistike dhe profesionale në Kosovë, si dhe partneritetin dhe angazhimet në mes të Kosovës dhe vendeve tjera në botë. “Skena UP” është themeluar në tetor të vitit 2003 nga një grup studentësh dhe artistësh të rinj. Filmi fitues i çmimit Oskar, “On the Line” (Në linjë), i regjisorit Caffi Reto, hapi edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër “Skena UP”. Ministri i Kulturës, Valton Beqiri tha mbrëmë se ky festival i organizuar spontanisht nga një qark i vogël studentësh të Fakultetit të Arteve, u shndërrua ne një ngjarje të rëndësishme artistike dhe kulturore me karakter ndërkombëtar. Sipas tij Festivali “Skena UP” shfaqet edhe si një hapësirë konkurruese, në të cilën studentët e artit filmik dhe tatror nga shkolla të ndryshme artistike botërore i masin dhe i sprovojnë shkathtësitë dhe prirjet e tyre kreative. Gjithashtu një falënderim të veçantë për të gjithë artistët pjesëmarrës e bëri Arben Zharku, drejtor i festivalit “Skena UP”, i cili edhe e deklaroi të hapur festivalin. Ndërsa, filmi “Në linjë”, prodhim gjermano-zviceran, është vetëm njëri nga më shumë se 90 filma që do të shfaqet gjatë ditëve të festivalit. Filmi flet për një roje të departamentit të sigurisë, i cili kalon ditët duke i vëzhguar të tjerët, duke përfshirë këtu edhe një sekretare të librarisë, të cilën ky e dashuron fshehurazi. Ai e shikon atë fshehurazi përmes sistemit monitorues të dyqanit dhe mundohet të gjejë një mënyrë që të lidhet me te, në linjën udhëtuese që e kanë të përbashkët. Ndërkaq, përveç filmave, gjatë ditëve të festivalit do të jepen edhe 10 shfaqje, si dhe do të mbahen ligjërata e punëtori të ndryshme ...