E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 filma në Skena Up

Organizatorët e Festivalit Skena Up kanë shpallur të mërkurën programin e ndërkombëtar të filmave konkurrues.

Pak para nisjes së edicionit të dhjetë të festivalit Skena Up, organizatorët kanë publikuar të mërkurën emrat e 50 filmave (të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar) që konkurrojnë në kategorinë ndërkombëtare të filmit.

Në listën e filmave që pritet të shfaqen në festivalin e 10’të të ndërkombëtar të studentëve të filmit dhe të teatrit në Prishtinë, janë: “Morning – Good Night” (Izrael), “Refugio 115” (Spanjë), “White Square” (Estoni), “Sex, Lies and Flowers” (Çeki), “La Ravaudeuse” (Francë), “Les Chemises (Francë), “Bullets” (Francë), “Krake” (Gjermani), “Circling, Music for 12 Cellos” (Spanjë), “Pinkwater” (Hungari), “US” (Spanjë), “Luciano” (Spanjë), “Nothing can touch me” (Danimarkë), “El Castigo” (Portugali), “Deadling” (Rumani), “Zafiyet” (Turqi), “Strings” (Izrael), “Anna and Jerome” (SHBA), “Twins” (Sllovaki), “Few millimeters under the root” (Sllovaki), “Two out of there” (Meksikë), “Yban” (Meksikë), “The mother” (Meksikë), “Abracadabra” (Meksikë), “When one stops” (Finlandë), “Nazi Goreng” (Gjermani), “Encounter” (Gjermani), “Stuck” (SHBA), “Lucha” (SHBA), “Do re mi fa” (Indi), “The typographic city” (Spanjë), “Lupus” (BeH), “Mr. Siebzehnruebl” (Gjermani), “Strampt 89” (Rumani), “Snow” (Suedi), “Pavel’s last shot” (Gjermani), “In the nick of time” (Gjermani), “Ararat” (Gjermani/Turqi), “Skin feels” (Norvegji), “Secret of Confession” (Skoci), “Prelude” (Zvicër), “Pawnshop” (Bullgari), “Nëna” (Kosovë), “Dreamcatcher” (Belgjikë), “Book” (Shqipëri), “Fibber” (Rusi), “The writing machine” (Mali i Zi), “A small, good thinj” (Serbia), “Washed Ashore” (Holandë) dhe “Accident” (Kinë).

Ndryshe, edicioni i sivjetmë i Skena Up, fillon më 3 dhe mbaron më 9 dhjetor. Festivali ka karakter garues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›