50 fitore ne lige Murinjo mund Guardiolen

Arrin fitoren e 50-të në ligë, Murinjo mund Guardiolën. Zhoze Murinjo ka arritur fitoren e tij të 50-të në kampionatin spanjoll, me suksesin 1-0 të Realit në fushën e Rajo Vajekanos. Trajneri portugez e arriti këtë etapë të rëndësishme në karrierën e tij në Madrid, në vetëm 62 ndeshje, duke arritur të kalonte një tjetër trajner të shkëlqyer, si Pep Guardiolën.
Kjo sepse, Murinjos iu deshën 62 ndeshje kampionati për të arritur 50 fitore, ndërsa trajnerit të Barcelonës iu deshën 67 të tilla.
Ish-trajneri i Portos, Çelsit dhe Interit, ka edhe 6 barazime e 6 humbje në stolin madrilen, duke pasur të njëjtin numër humbjesh me Guardiolën, por Pep ka barazuar 5 takime më shumë se Zhoze.
Në 84 vjet të kampionatit spanjoll, kurrë më parë nuk ka pasur shifra të tilla. Përsa i përket Realit, Murinjo ka parakaluar të madhin Migel Munjoz të cilit iu deshën 70 ndeshje për të arritur 50 fitore. Më tej vijnë Leo Benhaker i cili pati nevojë për 74 ndeshje dhe italiani Fabio Kapelo me 80 ndeshje.
Murinjo dhe Guardiola janë përfshirë në një luftë të ashpër në Spanjë që prej dy sezonesh, duel i fituar sezonin e kaluar nga trajneri i Barcelonës, ndërsa këtë vit Reali duket se e ka të fituar kampionatin, por konkurrenca do të vazhdojë në Champions.