E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet qendra e licensimit one stop shop

Bashkia e Tiranës ka si prioritet kryesore mbështetjen e biznesit, rritjen e punësimit, lehtësimin e shërbimeve bashkiake. E në funksion të realizimit të këtyre prioriteteve, Bashkia e Tiranës ka hedhur hapa konkret. Kështu gjatë ditës së sotme u përurua qendra e liçensimit “one stop shop”, për dhënien në kohë reale të lejeve dhe liçansavem proces i cili do të zgjasë nga 7 deri në 10 ditë. Ishte vetë kryebashkiaku, Lulzim basha ai i cili duke marrë pjesë në një përurim të tillë e vlerësoi këtë qebndër si mjat të rëndësishëm për lehtësimin e punës për të gjithë individët apo bizneset që operojnë në kryeqytet.
“Duhet të garantojmë mirëqenie dhe përmirësim jetese. Mbështetja për biznesin është  prioritet i Bashkisë së Tiranës, ndaj kemi synuar përmirësimin e klimës së biznesit në Tiranë. Tani mund të merren shumë shpejt liçensat, ndërkohë që brenda një dite mund të regjistrosh biznesin. Ritheksoj se kemi reduktuar 60 tarifa dhe taksa”, vuri në dukje Basha, gjatë fjalës së tij.
Gjithashtu, kryebashkiaku Basha i mëshoi faktit se rritja ekonomike sjell më shumë punësim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›