E Shtunë, 31 Tetor 2026

France Holland Te rriten taksat per te pasurit

Kandidati favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, Fransua Hollande, deklaroi se njerëzit më të pasur duhet të paguajnë deri 75% të të ardhurave të tyre në taksa, ndërsa vizitoi disa ferma gjatë një panairi të agrikulturës.
“Të gjithë ata që kanë të ardhura mbi një milion euro, duhet të paguajnë deri 75% për shtetin, pasi është e pamundur të kesh fitime të tilla kur miliona francezë kanë vështirësi për të mbyllur muajin, deklaroi kandidati socialist.
Hollande premtoi se nëse do të zgjidhet president i Francës, do të ndryshojë menjeëherë sistemin e taksave të vendosura në fuqi nga qeveria e Sarkozi.
Sidoqoftë, propozimet e tij janë përballur me kritika të ashpra nga kundërshtarët politikë dhe nisma jopopullore, ka ndikuar në favor të Sarkozy, diferenca e teë cilit me Hollande është reduktuar, sipas sondazheve të fundit.
Hollande dhe Sarkozy pritet të përballen kokë më kokë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë në datën 6 maj, pasi të eliminojnë rivalet e tjerë në raundin e parë në 22 prill.
Taksat për të pasurit janë shndërruar në një prej debateve kryesore të fushatës zgjedhore. Sipas ekspertëve financiarë, rritja e taksave për këtë klasë të shoqërisë mund të shkaktonte një eksod të milionerëve drejt Zvicrës, një vend me taksa shumë të ulëta dhe kjo do të dëmtonte rëndë financat e “Elysse”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›