Korriku përze pushuesit, mot i pazakontë pushton Shqipërinë
Tiranë- Muaji korrik po rezulton i pazakontë për klimën që po ofron në verën e këtij viti. I ngjashëm me ditë vjeshte, fillimi i atij që duhet të ishte muaji më i nxehtë i vitit dhe shpesh herë shoqëruar me temperatura afrikane, korriku ka nisur me shira të përditshmën gjatë ditës ose pas mesditës.
Paçka temperaturat në vendin tonë shënojnë mbi 30 gradë celcius, luhatja me ato minimalet shkon në mbi 10 gradë. Çka shkakton mëngjese dhe darka tepër të freskëta dhe mesdita të tepër nxehta.
Ky është një imazh i marrë mesditën e sotme në Tiranë dhe i postuar në faqen zyrtare të ‘AnnaMedia’. Tirana ngjan me një mesditë vjeshte. Shumë pushues në bregdetin shqiptar shprehen për Gazetën IDEA se janë zhgënjyer nga korriku sepse ka sjellë dështimin e pushimeve të tyre. Shumë prej tyre shprehen në rrjete sociale se dielli është arratisur e bashkë me të edhe pushimet verore. Disa prej tyre ankohen për temperaturat e ulta të detit këtë korrik, e të tjerë se marrin fare mundimin të nisin aventuren e pushimeve me këtë mot.
“Me ke ka rane ne dashuri ky shi?????? Eshte i lutur kushdo qe ka shkruar poezi per te, apo e ka perdorur si melodi ne vallezime dashurie, te terhiqet… Arsyeja: Shiut i ka hipur vetja ne qejf!”.
“Shpreh solidaritetin tim te ndjere me te gjithe ata qe po lagen ne kete moment nga shiu :-)”.
“A rrihet pushim me kete kohe. Iken pushimet :((“.
“Deti ne Durres ushte akull te dielen, a ja mban njeriu me nis lejen kete fundjave???”.
“La nam korriku, na laplazh”.
“Kush na ka mallkuar more aman, korriku si shtatori, shiu vu dhe plazh aspak”.
Mot i paqendrueshëm pritet të na shoqërojë deri në fundjavë, e cila do të rikthejë diellin në zonat bregdetare dhe jo të vendit tonë. Një mot i tillë me luhatje temperaturash ka sjellë edhe shtim të virozave të stinës apo përhapjes së grpit.