E Diel, 1 Nëntor 2026

Standartet e dyfishta/ 34-vjeçari dënohet 6 muaj se spagoi 30 lekë për biletën e autobusit

autobusAbaz Mustafaj, 34 vjeç, është dënuar me plot 6 muaj, për mospagimin e biletës së autobusit të linjës Bathore-Zall Herr, që kushton 30 lekë.

Mustafaj, për të shmangur pagesat e biletave të autobusëve të linjave në Tiranë, që kushtojnë 30 lekë, kishte blerë një dëshmi invaliditeti të punës, raporton Shqip.

Por, ai është pikasur nga kontrollorët, të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit e ka arrestuar 34-vjeçarin, që tashmë është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës. Megjithatë, ai nuk do të qëndrojë në qeli, për shkak të konvertimit të këtij dënimi me kusht.

Vendimi tregon edhe një herë standartet e dyfishta të drejtësisë shqiptare, e cila ka mbyllur dosje të bujshme për korrupsion me miliona euro dhe dënon njerëz të rëndomtë për grabitje banale./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›