E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama lehteson sanksionet per Mianmarin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka lehtësuar sanksionet kundër Mianmaritt për t’i lejuar kompanive amerikane që të investojnë atje, duke e cilësuar këtë vendim si nëj mbështetje për reformat politike që po kryen vendi. Por Obama nga ana tjetër ka bërë të qartë se Uashingtoni mbetet ende I shqetësuar për mungesëne transparencës në investimet dhe për rolin e ushtrisë në ekonominë e Mianmarit si dhe ka deklaruar se kompanive amerikane do u kërkohen informacione të detajuara mbi marrëveshjet që do të arrihen. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do lehtësojnë sanksionet në mënyrë që mund të bëjmë biznes në mënyrë të përgjegjshme ën Mianmar ka thënë Obama në një deklaratë për shtyp, duke komplimentuar vendin aziatik për progreset domethënëse në rrugën drejt demokracisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›