E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka edhe nimfë shqiptare të polifonisë

Të paktën për ata që kanë organizuar koncertin e Irini Qirjakos, ajo është nimfa e polifonisë dhe kështu e titullojnë recitalin e solistes së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, sonte, ora 19.00, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Qirjako shoqërohet nga grupi vokal, orkestra si dhe grupi i valleve të Ansamblit Popullor.

Solistë të tjerë në koncert edhe këngëtarët Nazif Çela, Mimoza Kosturi dhe Sabahet Vishnja, të cilët sjellin një repertor me pjesë të zgjedhura nga popullore nga gjithë trevat e vendit, ndërkohë që specialiteti i Qirjakos është muzika shumëzërëshe e Jugut. Irini Qirjako ka hedhur në qarkullim disa albume muzikore dhe mban prej tri dekadash aktivitetin si soliste pranë AKVP-së. Nimfa e Polifonisë mbahet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›