Rexhepi: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë pa incidente

Procesi i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, sipas Rexhepit kanë kaluar shumë mirë, përkundër analizave të ndryshme, të cilat kanë parashikuar se do të ketë dhunë dhe probleme.
“Procesi ka shkuar qetë dhe se gjatë ditës nuk ka pasur asnjë incident. Situatat e sigurisë në tërë Kosovën ka qenë në nivel dhe se OSBE-ja i ka kryer me korrektësi punët e veta deri tani. Ka pasur disa tendenca për t’i mbajtur zgjedhjet lokale në Zveçan dhe Zubin Potok, siç kanë paralajmëruar. Kanë provuar nëpër objekte private, mirëpo ka qenë një numër shumë i vogël dhe se këto nuk paraqesin kurrfarë legjitimiteti. Procesi ka kaluar shumë mirë, përkundër analizave të ndryshme të cilat kanë parashikuar se do të ketë dhunë dhe probleme”, tha Rexhepi.
Megjithatë në kryeqytet, gjatë tërë ditës është vërejtur prani më e madhe e patrullave policore, Rexhepi pohoi se policia ka rritur nivelin e gatishmërisë, në mënyrë që kjo ditë të kaloi qetë dhe pa ndonjë incident.