E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 vjet ne hapesire perkujtohet udhetimi i Gagarin

Rusia dhe e gjithë bota kujtojnë sot 50-vjetorin e fluturimit të  parë të njeriut në gjithësi. Më 12 prill, 1961, kosmonauti sovjetik, Juri Gagarin fluturoi 108 minuta në orbitën rreth Tokës.

Në Kremlin në nder të tij, 50 të shtëna trondisin  Kremlinin e për presidentin Dimitri Medvedev bëhet fjalë për përkujtimin e ngjarjes revolucionare që ndryshoi botën. Juri Gagarin u bë i famshëm në mbarë botën në vitin 1961, pasi sfida e tij konfirmoi se njeriu mund të mbijetonte dhe përtej atmosferës së tokës.

Që atëherë mbi 500 vetë kanë udhëtuar drejt hapësirës. Përtej gjithë miteve mbi gjithësinë, pas zbritjes njerëzimi kuptoi se kosmosi nuk duhet të ishte objekt frike, por eksplorimi. Në përkujtim të udhëtimit historik, Dimitri Medvedev viziton sot qendrën e Kontrollit Hapësinor afër Moskës, e do të lidhet me astronautët që gjenden në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Dalina Bitraku

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›