50 vjet nga fluturimi i Gagarinit në hapësirë

Më 12 prill 2011, janë mbushur 50 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në gjithësi. Pikërisht në të njëjtën datë, të vitit 1961, kosmonauti sovjetik Juri Gagarin fluturoi 108 minuta në orbitën rreth Tokës. Për këtë ditë janë organizuar edhe një sërë ceremonish për të nderuar legjendën ruse, të parin që vizitoi hapësirën. Vetëm pak ditë më parë, një anije ruse u nis drejt stacionit ndërkmbëtar të hapësirës më tre astronautë, dy rusë dhe një amerikan, një mision për të nderuar Juri Gagarinin. E gjithë bota njohu Yury Gagarin disa minuta pasi ai u kthye në tokë, njeriun me buzëqeshjen legjendare, njeriu e parë në hapësirë. Gagarin, lindi në vitin 1934 në një pjesë të largët të Rusisë pranë qytetit të Gzhatsk dhe i mbijetoi pushtimit nazist, edhe pse kjo e pengoi të shkonte në shkollë të mesme. Kolegët e tij të fluturimit, mbajnë mend se ai e kishte të vështirë të ulte avionin në fillimet e tij. Ai realizoi fluturimin e parë kozmik në moshën 27 vjeçare, ndërsa u nda nga jeta kur sapo kishte mbushur 34 vjec. Për Gagarinin dhe jetën e tij të shkurtër, siç mund të dukej, dihet gjithçka. Lindi ai në një familje fshatare, shërbimin ushtarak e kreu në viset përtej rrethit Polar, ku duke qenë pilot përvetësonte teknikën e re fluturuese. Shumë shpejt pas lëshimit të satelitit të parë artificial të Tokës , ai u zgjodh në grupin e kozmonautëve dhe filloi të përgatitej intensivisht për realizimin e fluturimit me zell të veçantë. Bota mban mend mirë kozmonautin e saj të parë dhe buzëqeshjen e tij të ëmbël që të bënte për vete- shkruajnë mediat e huaja. Ai ishte i ri, optimist, zemërgjerë, por njëkohësisht synues dhe profesionist i vërtetë. Pikërisht Gagarini ishte ai që i dha start edhe vetë profesionit të "kozmonautit". Tani në orbitë punojnë anëtarët e ekuipazhit kryesor të ekspeditës së vazhdueshme kozmike të 18-të të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar - Yuri Lloncakov dhe Michael Fink - kozmonauti i 402 dhe 433 i botës. Rreth 40 vite pas vdekjes së kozmonautit rus Yuri Gagarin, njeriu i parë që “shkeli” hapësirën, zbulohen fakte të reja rreth vdekjes së tij mbetur mister për mëse 4 dekada. Sipas të dhënave të publikuara së fundmi, shkak i vdekjes ka qenë një aksident me aeroplan gjatë një ushtrimi krejt të zakonshëm, më 27 mars të vitit 1968. Gagarin u rrëzua me avionin e tij Mig-15.