E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni nje termet 7.1 balle goditi sot vendin

Një tjetër tërmet me magnitudë prej 7.1 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur pjesën verilindore të Japonisë. Lajmin e ka bërë të ditur shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë që në ditën kur është përjashtuar rreziku për një rrjedhje të mundshme rrezatimi nga Fukushima, qeveria e Tokios ka vendosur të zgjerojë zonën e evakuimit përreth impiantit. Zgjerimi ka qenë prej kohësh një kërkesë e grupit ambientalistët Greenpeace. Gjithashtu edhe SHBA-të kanë lënë të kuptohet se do ishte më e sigurtë të largoheshin rezidentët nga një zonë më e gjerë. Por qeveria e Tokios deri tani i kishte refuzuar kërkesat.

Shënohet sot 1 mujori prej katastrofës binjake që goditi Japoninë . Tërmeti 9 ballë i shkalles rihter dhe tsunami shkatërrues shkaktuan vdekjen e më shumë se 13 mijë personave, ndërsa mbi 14.500 ende konsiderohen të zhdukur. Kjo katasrtofë natyrore dëmtoi rende edhe centralin bërthamor të Fukushimas, duke shkaktuar emergjencën më serioze atomike në botë, pas Çernobilit në vitin 1986.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›