E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagbo pas kapjes bën thirrje për përfundim të luftimeve

Presidenti i Bregut të Fildishtë Loron Bagbo është kapur në banesën e tij në kryeqytetin Abidjan, pas një ofensive të forcave franceze, të Kombeve të Bashkuara dhe luftëtarëve të rivalit të tij, Alassane Ouattara. Ish presidenti iu dorëzua forcave të presidentit Alassane Ouattara, i mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar. Luftëtarët pro-Ouattaras dhe forcat speciale franceze avancuan drejt banesës, pas sulmeve ajrore të helikopterëve francezë dhe të OKB-së në pallatin presidencial, ku Bagbo qëndronte me përkrahësit e tij. Bagbo ka refuzuar për muaj të tërë t`i dorëzojë pushtetin Ouattara-s, fituesit të certifikuar nga Kombet e Bashkuara në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar. Një zëdhënës i misionit të OKB-së në Bregun e Fildishtë tha se rreth 300 anëtarë të gardës së Bagbos u dorëzuan para kapjes së udhëheqësit të tyre. Zëdhënësi tha gjithashtu se asnjë personel I OKB-së nuk mori pjesë në sulmin final. Bagbo dhe bashkëshortja e tij po mbahen në selinë e Ouattaras në hotelin Golf të Abidxhanit. Shefi i paqëruajtësve të OKB-së, Alain Le Roy, tha se bagbo po mbahet nga forcat e presidentit Ouattara, por kërkoi dhe mori mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Human Rights Watch ka akuzuar forcat e Bagbo-s për vrasjen e qindra civilëve gjatë luftës për pushtet, që arriti kulmin me luftimet editëve të fundit. Ky grup ka akuzuar gjithashtu forcat pro-Ouattaras për vrasjen dhe përdhunimin e civilëve dhe tha se Ouattara duhet të hapë një hetim të pavarur, sapo të marrë pushtetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›