Hetohet ish- kryeministrja Timoshenko
Nga Express më 11 prill 2011 në ora 20:38
Prokuroria në Ukrainë ka hapur hetime kriminale kundër ish kryeministres, Julia Timoshenko. Bëhet e ditur se rasti kriminal është hapur kundër ish kryeministres për abuzim të pushtetit që ndërlidhet me kontratat e gazit me Rusinë në vitin 2009.
Hetimi do të bëhet kontratën ndërmjet Timoshenkos dhe kryeministrit rus Vladimir Putin lidhur me furnizimin me gaz.
Marrëveshja i dha fund krizës që çrregulloi rrjedhjen e gazit rus në Evropë.
Ajo e lidhi çmimin e gazit me çmimet ndërkombëtare të naftës.
Prej atëherë, faturat e gazit për Ukrainën kanë shënuar rritje të çmimit.