500 litra benzine zjarrit

Transparenca e zgjedhjeve te vitit 2009 do te vijoje te qendroje si nje shkemb ne rrugen qe do te ndjekin zhvillimet politike te vjeshtes. Vendi nuk do te hedhe dot asnje hap real perpara pa i dhene zgjidhje krizes qe ka prodhuar refuzimi i transparences nga Qeveria. Per fat te keq Shqiperia humbi nje vit pa bere asgje konkrete
Nga Prec
Zogaj
Ishte krijuar pershtypja se rezoluta e fundit e Parlamentit Europian per
hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009 e kishte mbledhur Qeverine shqiptare
se me ne fund pas shume deshtimesh shumica dhe opozita do ta gjenin
kompromisin e munguar per hetimin e zgjedhjeve.
Por KQZ-ja ka menduar per ti ndezur fitilat. Katershja qeveritare ne kete institucion
te politizuar me ligj pritet te votoje ne nje prej diteve te ardhshme nje
projektvendim per djegien e fleteve te votimit. Per kete eshte parashikuar
blerja e 500 litrave benzine
Une nuk e di se per djegien e fleteve te votimit kerkohet doemos benzine dhe jo
nje lende tjeter djegese apo nje menyre tjeter asgjesimi.
Ndoshta ska rruge tjeter. Ndoshta ka dhe rruge te tjera por dikush ka menduar
me djallezi kete zgjidhje tontonamakutesh. Sido qe te jete e verteta ne rastin
e dhene benzina ka nje tingellim fatal.
Vetiu te shkon mendja se 500 litrat e planifikuara do te perdoren jo vetem per
te djegur fletet por edhe per tiu vene zjarrin urave te dialogut dhe
komunikimit midis opozites dhe qeverise pra disa gjerave shume te medha qe
lidhen me demokracine dhe integrimin e Shqiperise ne Europe.
Kush ka enderruar perplasjen ne shtepi dhe ftohjen me miqte nuk mund te gjente
ne kete periudhe nje zgjidhje me ideale se djegia e fleteve.
Formalisht arsyeja pse merret ky vendim eshte lirimi i kutive te votimit per
ti bere gati per zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem.
Kesisoj KQZ-ja duket sikur sheh punet e veta nuk di cbehet rreth e rrotull
dhe nuk merret me politike Por kush mund ta besoje kete perralle
kur dihet se ishte pikerisht shumica ne KQZ qe shkeli hapur nenet 136 dhe 138
te Kodit Zgjedhor per rinumerimin duke e futur politiken shqiptare ne nje
ngaterrese qe nuk i duket ende fundi
Nga ana tjeter kush nuk e di se Shqiperia eshte nderkombetarisht ne krize dhe
ne ngerc pikerisht sepse opozita BE-ja dhe OSBE-ja nuk jane marre vesh me
qeverine per fatin e fleteve
shte e qarte se paralajmerimi per djegien e fleteve eshte nje provokacion dhe
nje sfide. Ne radhe te pare ndaj Parlamentit Europian qe i ka kerkuar
Shqiperise ne menyre solemne hetimin e materialeve elektorale te zgjedhjeve te
kaluara.
Ne radhe te dyte ndaj OSBE-se qe ka kerkuar ruajtjen e fleteve te votimit
gjate procesit te hetimit parlamentar. Ne radhe te te trete ndaj opozites
shqiptare qe eshte perfshire qe prej nje viti ne nje perpjekje historike pa
precedent per te garantuar zgjedhjet e lira ne Shqiperi nepermjet transparences
se zgjedhjeve te kaluara.
Guxim i madh per kater komisionere te hedhin sfida kaq te medha me pasoja te
pallogaritshme. Por ata qe kane guxuar te shkelin Kodin Zgjedhor ne dem te
opozites dhe ne dobi te qeverise nuk kane asnje problem ta
zbatojne Kodin ne funksion te debatit te dites
Po te mos ishin sherbetore te verber te qeverise partia qe i ka zgjedhur duhej
ti kishte marre ne analize qekurse prokuroria zbardhi manipulimet e turpshme
te Ruzhdijes manipulime te cilat keta komisionere i kishin kaluar si verdikt
te zgjedhesve. Asnje mase nuk eshte marre gje qe tregon se per hesapet e
qeverise ata nuk kishin gabuar por thjesht ishin kapur.
Kjo eshte arsyeja qe vendimet me impakt politik te KQZ-se nuk i konsideron kush
vendime te nje institucioni te pavarur por si vendime te shumices se zotit
Berisha. Edhe projektvendimi per djegien e fleteve ne kulmin e debatit per fletet
keshtu lexohet.
Qeveria nuk po arrin ta perligje me argumente logjike dhe juridike pozicionin e
vet platonik ne lidhje me hetimin e zgjedhjeve. Sidomos pas publikimit te
rezolutes se Parlamentit Europian qeveria ka dale fare zbuluar ne perpjekjen e
vet per te penguar e sabotuar transparencen.
Ne keto kushte duke shfrytezuar shpalljen e zgjedhjeve lokale nga Presidenti i
Republikes hidhet ne loje varianti ligjor i 500 litrave benzine
per te djegur fletet. Ky vendim nese do te vihej ne jete do ta mbyllte
vertete ragbine e sterzgjatur per hetimin e zgjedhjeve. Por do ta mbyllte ne
menyren me te keqe te mundshme. Ai do ti hidhte benzine zjarrit.
Opozites do ti mbeteshin vetem sheshet vetem protestat. Kesaj radhe opozita
nuk do te ndalohej me nga nderkombetaret. Kurse mazhoranca dhe kreu i saj do te
humbnin perfundimisht opoziten e tyre qe eshte nje humbje nga me te rendat e
te pariparueshmet ne demokraci. Asnje opozite normale dhe demokratike nuk mund
te shkoje ne zgjedhje si cjapi te kasapi.
Nuk ka valle zgjidhje te tjera pervec benzines Sigurisht qe ka. Nje zgjidhje
eshte blerja ne kohen e duhur e kutive te reja per zgjedhjet e ardhshme
vendore. Nje zgjidhje tjeter eshte fillimi pa humbur kohe i hetimit
parlamentar. Po te kete vullnet te mire nga qeveria hetimi mund te perparoje
me shpejt se sa mendohet.
Ne rastin me te keq hetimi mund te kerkoje shtyrjen pak dite te zgjedhjeve
lokale nderkohe qe mungesa e hetimit e ve ne pikepyetje te plote mbajtjen e
atyre zgjedhjeve. Kjo eshte e verteta.
Transparenca e zgjedhjeve te vitit 2009 do te vijoje te qendroje si nje shkemb
ne rrugen qe do te ndjekin zhvillimet politike te vjeshtes. Vendi nuk do te
hedhe dot asnje hap real perpara pa i dhene zgjidhje krizes qe ka prodhuar
refuzimi i transparences nga Qeveria. Per fat te keq Shqiperia humbi nje vit
pa bere asgje konkrete.
Qeveria gjithnje ka dashur te fitoje kohe duke synuar te lodhe opoziten me
qellim qe levizja e saj te behet sa me vulnerable dhe te humbase mbeshtetjen
nga publiku. Kjo ka qene nje beteje e gjate por opozita ka treguar se nuk
lodhet. Mendoj se zgjidhja finale nuk do te mund te shtyhet pertej vjeshtes.
Asnje alibi nuk vlen me.