M.Peza dhe zhburrerimi i tij nga atdhemohuesi E. Hoxha
Peza Myslimi dhe Enver Miladini
...Kur familja e E. Hoxhes dhe bashkeshortja e tij Nexhmija protestonin dhe e deklaronin si nje krim te madh ne kete periudhe te demokracise qe eshtrat e Enver Hoxhes u hoqen nga varrezat e Deshmoreve te Atdheut dhe u cuan ne varrezat e zakonshme te Sharres ato e quajten kete zhvendosje si nje padrejtesi te madhe .... Kurse Mustafa Gjinishit siu la asnje varr a shenje nga E. H.-a e klika e tij ndersa sot familja e Hoxhes rrezik ta quaje Enverin te persekutuar ngaqe iu zhvendos varri A. Kaziu Legjenda Gjinishi perballe se vertetes f. 265. Vendimi per kete vrasje ne pabesiacute u mor nga dyshja Enver-Miladin dokumentuar nga arkivat. Shyqyri Kellezi qe ishte anetar i K.Q. pas luftes shkruan me 4.09.2001 Ndersa ndodheshim ne Vithkuq te Korces morem nje radiogram nga Dibra qe iu dha i deshifruar E. Hoxhes. Menjehere Enveri u perqafua me Miladinin dhe duke ngritur njeri-tjetrin ne krah dolen jashte duke qeshur. Pastaj ra canga na mblodhen na rreshtuan e na njoftuan se ishte vrare shoku yne M. Gjinishi. Mbajtem nje minute zi.
Se ceshte Konferenca e Pezes kjo eshte e sintetizuar ne nje menyre teper interesante nga gjeneral-majori ne lirim zoti Ernest Jakova Prapa pluralizmit te Konferences se Pezes fshihej monizmi i saj pro jugosllav Prapaskenat kobzeza te Enver Hoxhes f. 24. Vendimet pluraliste te kesaj konference dhe fjalet e bukura per lufte te perbashket nuk vonoi qe ti merrte era. Keshillat vendore krijohen pa pjesemarrjen e Ballit Kombetar dhe te Legaliteit. Ernest Jakova shkruan ne faqen paraardhese f.23 se ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare nuk ka asnje anetar nga Balli Kombetar dhe Abaz Kupi qe ishte i tille prej disa muajsh shpejt u largua prej tij. Me keto masa merr fund karakteri pluralist i Konferences se Pezes e cila perben prapaskenen me te zgjatur e me kriminale e tradhtare te Enver Hoxhes.
Enveri dihej se ishte i pabese qe te vriste naten e te qante diten. Sic beri edhe me Mustafa Gjinishin duke nenshkruar me 26 gusht te 1944-s nje urdher-dite te Ushtrise N.cl. duke e quajtur te vrarin prej tij se ra ne fushen e nderit nga perleshja me forcat gjermane . Nuk munguan edhe titujt e te vrarit prapa shpine si anetar i Kryesise se Keshillit N.cl. dhe si anetar i Shtabit te Pergjithshem. Perfundimisht urdheronte flamurin ne gjysmeshtize per tri dite Arkivuar ne Fondin 41 dosjen 158 vitin 1944 fleta 8. Ne faqen 221 te librit te cituar te Kaziut duket qartesisht firma e E. Hoxhes ne fac siacutemile. Nuk vonoi qe Mustafa si tradhtar te zhvarrosej nga varrezat e deshmoreve dhe te quhej agjent i anglezeve. Kjo doli nje shpifje e ulet e argumentuar plotesisht me prova te sigurta kunder asaj intriges se vasalit te emisareve te Titos per pseudonimin Tafari te Gjinishit sikur Enveri nuk e dinte ndersa ne dokumente arkivore te shumta te meparshme ai e permendte bash me kete pseudonim ne korrespondencen e tij me firmen e vet me shoket e partise. Ne te vertete Enveri nuk e donte Mustafen se paku per dy arsye Se Gjinishi ishte me me kulture se Enveri. Dinte pese gjuhe te huaja. Dhe eshte shkruar e zeze ne te bardhe nga Nako Spiru se Enveri nuk i duronte njerezit qe i benin hije. Se dyti M. Gjinishi ishte me popullor me i pranueshem nga nacionalistet per drejtpeshimin e tij me komunikativ ne marredheniet me ta pavaresisht se kundershtare. Nuk ishte hipokrit si Enveri qe iu be rrodhe M. Popovicit dhe D. Mugoshes per te marre bekimin e ketyre antishqiptareve per te qene ne krye te shtetit monist komunist.
Pa u mbeshtetur te Myslim Peza dhe pa personalitetin e shquar te Gjinishit nuk mund te behej Konferenca e Pezes per bashkimin e forcave kunder okupatorit. Ishte nje vendim i Internacionales per bashkimin e korrenteve te ndryshme ne luften kunder pushtuesit.
Pra Peza eshte nje memorial i perdhosjes se frymezimeve kombetare per te cilat u be dhe i deshtimit te ketyre frymezimeve.
Peza eshte nje deshmi e gjalle e nje nuliteti ne intelekt e nje individi arrivist qe u be lakeacute i neveritshem i emisareve te Titos ne vendin tone duke shkelur interesat kombetare te atdheut nen sloganet mashtruese te bashkim-vellazerimit dhe te internacionalizmit proletar. Ky individ i perdhosur fund e krye e kishte emrin Enver Hoxha.
Peza te kujton nje krim te shemtuar qe hoqi zvarre krime te tjera te panumerueshme vrasjen e pabese te Mustafa Gjinishit te projektuar ne kuvline mortore te treshes Miladin-Dushan-Enver zgeqe ne te cilat merreshin vendime te percuara nga shtabi i Titos per te vene nen zgjedhe kombin tone.
Peza na kujon zhburrerimin e Myslim Pezes nga zhigoloacuteja E. Hoxha dyfytyresine e ketij komunisti te vonuar. Na kujton shnderrimin ne pule te tigrit per te cilin do te flasim ne mbyllje te ketij shkrimi.
Atehere perse keta anfitrione te cakerdisur na bejne gostira ne Peze Per lavdine fiktive te nje antikombetari Per te shfaqur fotot ne permasa me te medha se ato te institucionit te Paskal Milos pseudohistorianit te padenje qe orvatet qe te na jape leksione se kush qenka antikomunist e kush qenka antikomunist Na mbyti pafytyresia Perse nuk hulumton ky biograf megaloman qe synon te arrije madheshtine e Stefan Cvajkut qe te na pershfaqe rolin e anarkistit Edvin Rama ne cuarjen me autobuse falas te kontingjenteve te miturakeve te cilat kerkon ti politizoje qe ne moshen e paraadoleshences me dashurine per shokun Enver ne Peze A ngjasin shemtira te tilla ne komunitetin europian kur kemi para sysh edhe Rezoluten e AP-se se KE-se per denimin e krimeve te diktaturave Apo enveristet tane te kamufluar apo te dale ashiqare kerkojne te perdorin edhe Pezen qe eshte nje pasqyre e antikombetarizmit te Enverit per te rigjalleruar lavdine e tij te pompuar sic eshte shprehur Nako Spiru qe e ka portretizuar hakce etjen e te paudhit per te sunduar
Dhe tani le te shohim tragjedine e Xhemile Gjinishit vajzes jetime te Adem Gjinishit sesi u trajtua pas vrasjes se Mustafa Gjinishit nga... gjermanet. Fjala gjermanet duhet zevendesuar me emrin e vrasesit te vertete ne menyre tinezare Enver Hoxhes.
Ne fund te gushtit te vitit 1944 Myslimi ishte ne kulm te zemerimit dhe ishte shprehur perpara 60 e ca partizaneve qe kishin vajtur per ngushellim se e dinte se kush e kishte bere kete krim ai qafiri per Enverin. Xhemiles 6 vjece me e vogel se i vellai Myslimi i tha Mos qaj bija e babes e vrau qafiri Mustafen por ti ke Baben gjalle qe nuk le pa ia marre hakun Mustafes dhe gjakun do ta coj gjer ne gju Ne vitin 1947-48 Xhemilja nuk pranoi te merrte ne Kryeministriacute disa te holla qe u ndane per deshmoret. I tha Myslimit qe e kishte si bije tashme -Jo Babe. Sdua shperblim nga ai. Dua gjakun e vellait tim dua eshtrat e vellait dua varrin e tij. Nuk vonoi qe Mustafai te quhej tradhtar dhe e motra Xhemile te internohej. Kujt ti ankohej Vajti te Ymer Dishnica Lotet me rridhnin curg. Ymeri doli me pa me degjoi dhe vetem se rrudhi supet me keqardhje. Frika dhe heshtja e tij me tmerruan me shume.... Me ankth shkova te shtepia e Babe Myslimit tek ish-shtepia ime nga ku dola nuse. Tri here shkova ate dite te tri here rojat me thane se nuk eshte ne shtepi. Une isha e sigurt se ishte se ia dija oraret e pushimit. E dinte qe do ti vija se do ta kishte njoftuar Ymeri .... Me siguri ai shtrengonte dhembet e grushtet kur shihte bijen e tij te qante pas portes qe si hapej ... Ushtari hynte brenda dhe me sillte po ate pergjigje -Seshte ketu Ika e perlotur ika e mohuar ika e dermuar. Prindi nuk ma hapi deren.
Kuptohet se te dhenat jane nga Perballe se vertetes qe e cituam. Xhemilja ishte vete partizane shume e re ne moshe. Ishte e bija e Babes. Ky ndonese kishte thene se gjaku do te shkonte gjer ne gju per vrasesit e pabese tani atij i duhej te rrinte gju me gju me Enverin Cudi Si mund te harrohet e te tjetersohet e verteta keshtu Si mund te nxjerre Baba nga zemra M. Gjinishin e te fute E. Hoxhen ndash jane fjalet e regjistruara te Xhemiles.
Internimi eshte nje faqe e trishtuar e ditarit te saj. U detyrua te shperngulej me nxitim nga Tirana ne Vlore me nje karroce e me disa placka qe mundi te mbledhe per kete udhetim vetmitar.E rovolisen nga fshati ne fshat me banesa kafshesh ne Kuc ne Bolene ne Ftere ne Corre ne Kallarat ne Brataj ne Sevaster ne Ceprat ne Bunaviacute ne Trevellezer ne Novosele ne Porre ne Zhuge... U be armike edhe ish-partizania Xhemile Dhe une shkoja ne votime te votoja per Partine per Enver Hoxhen per vrasesit e vellait tim. Ndryshe kishte edhe burg kishte Spac e Burrel por kishte edhe plumb.
Me vone iu desh te gelltiste edhe poshterimin qe i kishte bere libri i Myslim Pezes me nje titull te tmerrshem Kur dhashe besen Kujt ia dha kete bese dhe ke hengri ne bese. Ne f. 217 M. Gjinishi e kishte cuar ceten ne Divjake... per tu lidhe me miqte e tij angleze. I dolen mbrapa lakrat. Ne f. 218 Myslimi flet per tradhtine e Mukjes. Tradhti e Miladin Enverit apo e Mustafait F. 244 Mustafa cilesohet si organizatori i tradhtise se Mukjes ... si agjent i Abaz Kupit dhe i anglezeve. F. 246 Nuk donte te hidhte sa me shume ne lufte por ishte oportunist si agjent i anglezeve. F.247 Ne Permet Enveri me thote te gjitha dyshimet per M. Gjinishin si agjent i anglezeve. E kishte kapur ne flagrance me nje leter te anglezeve. ndash Ne gjyq njerez te tille sh. Enver ndash i thashe i revoltuar. Tia bejme gjyqin ne Peze. Kryetar gjyqi behem vete. Po emisareve te Titos dhe Enverit kush do tua beje gjyqin.
Ska nevoje te zgjatemi me shume me keto enigma qe duhet te ngrihet Frojdi nga varri per ti shpjeguar. Sidoqofte a thua qe Myslimi ta kete humbur burrnine gjer ne kete fare feje Te rrinte i heshtur se paku
Xhemilja e poshteruar gjer aty ku smban me shprehet Italianet dhe gjermanet i kerkonin kudo Mustafa Gjinishin Myslim Pezen e ndonje tjeter Enver Hoxhen e njihnin vetem jugosllavet Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha. I pervishet edhe Nexhmijes te cilen e damkos si bashkeshorten e vrasesit te vellait te saj. Dhe i kujton fundin e 44-s tre muaj pas vrasjes se te vellait kur ne Kongresin e Gruas ne Berat ku ishin te dyja delegate Xhemilja ishte e veshur ne te zeza ajo... ndryshe. I kryqezuam syte por shpejt i larguam.
Tani presim ritualin e pervitshem ne Pezen e 16 shtatorit te vitit 2010. Me kurora lulesh e dafinash per lavdine e shokut Enver. Nen patronazhin e Edi Rames si kurdohere. Por qe fotot e tij te mos mbeten teke duhen shoqeruar me ato te Dushanit dhe te Miladinit. Jane ata qe benin ligjin qe vendi yne te mbetej me i prapambeturi ne Ballkan e ne Europe e me gjere. Dhe me nostalgjiku gjithashtu Edhe sa kohe do te durohen osanate per shitesin e interesave kombetare