E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurveria politike

Pas skandalit te nje viti me pare per shpenzimet e laburisteve gje e cila peshtirosi opinionin publik dhe thelloi krizen ekonomike nga publiku britanik ka nje kerkese te forte per reforma reale politike dhe ekonomike. Kjo solli edhe kthesen e madhe te elektoratit drejt konservatoreve pas 13 vjet ne pushtet te laburisteve. Duke mos kuptuar me sa duket orientimin e publikut te cilet jane shume te prekshem ndaj korrupsionit sot laburistet po ngrene raste te kurverise fizike si ai i nje prej grave te nje deputeti konservator. Ne nje balance te kurverise fizike nje individ qe ndyn fizikun e saj me kurverine politike dhe ekonomike ku ndyn interesat e te gjithe taksapaguesve ku do te anoje shigjeta e elektoratit Laburistet ne goditjet e tyre politike me sa duket nuk bejne dot diferencen midis prostitucionit qe prej shekujsh eshte ligjeruar nga institucionet shteterore dhe kurverise e cila mbetet e painstitucionalizuar. Prostituta qofte edhe gruaja e nje deputeti demton dhe perlyen fizikun e saj. Ndersa kurveria politike ekonomike produkt dhe pasoje e korrupsionit duke mbartur jolegjitimitet demton edhe te tjeret. Ne nje vend te lire demokratik liria e gjithkujt mbaron tek liria e tjetrit. Dhe gjithkush kryqezohet kur ai prek interesat e te tjereve. Morali ne politike eshte shnderruar ne politike moraliste. Skandalet korruptive arriten te rrezonin laburistet duke treguar ndjeshmerine e larte te publikut ne kete fushe. Vertet keta te fundit mendojne se me skandale moraliste do te mund tu nxjerrin bojen konservatoreve

Qe ne sondazhet perpara zgjedhjeve te pergjithshme ne Angli mbizoteronte ideja e ardhjes se konservatoreve me kapon e tyre i cili rrezatonte nje luk te ri. Luku i ri jo vetem i kreut konservator por edhe i atij liberaldemokratit Nick Clegg ne Angli apo Westerwelles ne Gjermani perfshin edhe mentalitete te reja si edhe barriera me te zgjeruara. Mbase laburistet menduan se gjithsesi nje luk i ri se bashku me mentalitetet e reja ka disa parametra te percaktuar si dhe disa kufij ku publiku eshte i prekshem dhe skeptik. Laburistet mbase menduan qe publiku nuk do te jete i gatshem per kete tejkalim te normave te vjetra dhe per kete konservatoret do te penalizoheshin. Qe ne momentin kur homoseksualizmi apo prostitucioni futen ne rruge ligjore dhe pranohen ligjerisht keto figura politike dhe pasojat e tyre zhvishen nga kurveria morale. Kjo do te thote qe prostitucioni nuk mund te jete nje arme e asnje force politike. Dy te rinjte si Clegg ne Angli edhe Westerwelle ne Gjermani jane njohur nga publiku per pranimin p.sh. te fenomenit te homoseksualizmit Clegg si dhe ushtrimin personalisht Westerwelle. Megjithate te dy jane votuar nga elektorati dhe kane fituar. Kjo tregon qe tashme kete barriere morale publiku e ka tejkaluar qofte kur prostitucionin e kryen nje i aferm deputeti.

Mbetet per tu diskutuar kurveria politike kur ajo prek interesat e nje publiku dhe futet ne ilegjitimitet. Brown me skandalet e tij korruptive dhe humbjen ne zgjedhje tregoi qe elektorati barrieren e kurverise politike dhe ekonomike ende se ka tejkaluar madje as e ka gelltitur.

E njejta situate ishte edhe me shefin e opozites ne Shqiperi Ramen i cili publikisht ofendoi nje gazetare si kurve. Kreu opozitar duke ofenduar dike qofte edhe per kurveri arrin te purifikohet vete si personazh apo personalitet politik Arrin ti mbuloje aferat dhe korrupsionin e tij duke ua deleguar te tjereve thjesht emertesen kurveri Vetem projekti antikorrupsion i USAID-it i ka vertetuar disa raste korruptive te cilat jane transmetuar publikisht ne disa televizione private e shteterore. Kurveria politike eshte shume me e rrezikshme pasi preken interesat e nje komuniteti te gjere perballe nje kurverie individuale qe prek ne fund te fundit vete personin. Nje politikan me veprim apo mosveprim me ryshfete dhe pervetesim te pasurise se tjetrit cenon dhe ndyn jeten e tjetrit. Kjo eshte kurveri politike dhe eshte me e rrezikshmja pasi demton jeten e gjithkujt. Me sa duket pushteti sfilitet rraskapitet ezaurohet nga ambicia dhe vaniteti pasi cdo dite ndeshemi me gafa te ketij tipi. Ende politikanet nuk po e kuptojne qe publiku kerkon jo nje imazh te paster moral por nje imazh te paster real.

Sot politika eshte shnderruar kryesisht ne imazh ne krijimin apo ne paraqitjen e saj. Dilema shekullore shekspiriane Te jesh apo te mos jesh eshte shnderruar Te dukesh apo te jesh. Per politiken sot nuk eshte shume e rendesishme nje perputhje midis formes dhe permbajtjes. Mbase nje perpjekje per unifikimin e te dyjave eshte bere e lodhshme. Mbase jeta frenetike dhe stresi e kane kanalizuar te gjithe perpjekjen e politikaneve te fokusohen ne njerin element te figures se tyre te dukesh jo te jesh te kesh formen jo permbajtjen. Per krijimin e imazhit politik sot po luan nje rol crucial web-i. Ne rastin e fushates elektorale te Barack Obames perdorimi i web-it arriti kulmin e tij me nje aftesi te jashtezakonshme per tu lidhur me internetistet. Por diku-diku u nxori edhe bojen politikaneve duke abuzuar me kete mjet tashme universal. Vertet ai godet ne shenje por kujdes se edhe shkaterron kur e tepron.

Ne Angli kandidati laburist Stuart MacLennan 24 vjec shume entuziast per kete mjet te ri teknologjik la nje sere mesazhesh ne Twitter gjate nje udhetimi me tren te cilat me pas u fshine si te paturpshme. Midis rreshtash mund te lexoje Deshiroj ta kap me shqelma ne prapanice ate budallain Cameroon. Ndersa kolegen e tij laburiste Diane Abbott e percaktoi si nje idiote. Pak ore me vone laburistet e hoqen nga listat elektorale per shkak te nje gjuhe krejtesisht te papranueshme. Ky konsiderohet nga ekspertet nje problem i internetit. Ne televizion apo qofte edhe ne gazete gafat e nje politikani kane jete te shkurter ndersa ne web qendrojne pergjithmone. Cili eshte rreziku tjeter i web-it Aty hyjne mijera njerez te niveleve te ndryshme jo vetem shoqerore por edhe intelektuale. Ne perpjekje per te arritur shembullin amerikan si Brown edhe Cameron vendosen te jepnin interviste ne mumsnet.com e quajtur siti i mamave. Ky sit eshte krijuar rreth dy vjet me pare me 800 mije anetare dhe me miliona gra qe e vizitojne cdo muaj. Por fakti eshte qe ne nje perballje me nivele te ndryshme te dy u ndodhen perpara te papriturave te pakendshme duke bere nje figure te keqe.

Ish-Kryeministri Brown i mesuar te ndodhet perpara pyetjeve shume te veshtira per krizen ekonomike nga ku ka dale mjaft i vleresuar ne kete sit nuk diti ti pergjigjej pyetjes se mamave per biskotat e tij te preferuara. Flake ishte reagimi i Cameron ne Parlament i cili per kete rast deklaroi Deshiron te beje kryeministrin dhe nuk di se cila eshte pergjigjja politikisht korrekte mbi biskotat e preferuara. Ne politike edhe biskotat kane forme dhe permbajtje politikisht korrekte ose jo. Por ketij te fundit i eci edhe me keq ne intervisten dhene ne mumsnet.com ku lideri i konservatoreve nuk dinte ti pergjigjej pyetjeve se sa pelena ne dite u jepen falas prinderve te nje femije te konsideruar i paafte nga sherbimi sanitar kombetar. Pikerisht ai qe ne vitin 2008 ka pasur nje femije 2-vjecar te vdekur si dhe kishte krijuar imazhin e nje prindi qe nderronte personalisht pelenat e femijes se tij.

Ky eshte handikapi i nje lideri qe deshiron te jete karizmatik dhe tu pelqeje te gjitheve. Duke u futur ne keto site ata zbuluan paaftesine e tyre jo vetem per tu integruar me te gjitha shtresat e shoqerise por edhe paaftesine per tu integruar me problemet e perditshme te tyre. Ne perpjekje per te qene karizmatik kudo kurdo dhe me gjithkend arrijne ne imazhe false nga ku dalin vecse te humbur. Ngjalli shume debate dhe diskutime gafa e Brown me pensionisten Gillian Duffy nje mbeshtetese e kaburisteve e cila e kishte pyetur ish-Kryeministrin per dy probleme shume te mprehta ekonomine dhe emigracionin. Ai e percaktoi ate kale karroce kur po fliste me bashkepunetoret e tij duke mos e ditur qe ishte ende ne linje direkte ne radio BBC 2. Ai rrezikoi me kete gafe deri humbjen e shume votave te cmuara perpara zgjedhjeve. Ky veprim mund te ishte fatal ne nje moment shume delikat. Megjithate kjo histori mbetet ne kulturen anglosaksone pasi po te ndodhte diku ne Evropen Juglindore e perreth do te ishte quajtur pako gje ose pa zarar. Duket me e kulluar demokracia ne Britanine e Madhe saqe te kemi perceptimin se ekzistojne dy demokraci te ndryshme atje dhe ne juglindje te Evropes. Por gjithkush e kudo arrin te dalloje shume mire fytyren e politikaneve se si buzeqeshjet e tyre shnderrohen ne skermitje pasi dritat e spektaklit fiken. Cfare emri ti veme Shtirje Imoralitet apo kurveri Kurveria nuk eshte vetem nderrim i shpeshte partneresh fizike apo politike per interesa te ndryshme.

Publiku ka shume inteligjence per tu orientuar sakte dhe per te bere diferencen ne menyre qe te dalloje te verteten nga falsiteti. Kater milione njerez kane ndjekur intervisten humaniste te Brownit dhene ne nje nga televizionet private britanike ku ai gati qante kur kujtonte nje djale te tij te vdekur ne nje tragjedi. Shume me e pelqyeshme u be nga publiku gruaja e liberalit demokrat Nick Clegg e cila ishte e vetmja nga te tre kandidatet per First Lady qe nuk beri fushate elektorale per te shoqin por vazhdoi punen si avokate.

Karizma me cdo kusht perfundon ne karizem me cdo mjet gje e cila ka rezultuar e pamundur vecse per makiavelistet apo diktatoret. Leke pa fund hidhen per te konsideruaren Media e re ku hyjne interneti YouTube Facebook Twitter. A do mundet politikani ta pushtoje edhe kete hapesire per te gjithe dhe per gjithcka apo do te bien pre e gafave te tyre

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›