HEC-et me koncesion dhe alibite per korrupsion Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 20/09/2010 095700
Ne kuadrin e strategjise se qeverise Berisha per shnderrimin e Shqiperise ne nje superfuqi energjitike ne Ballkan jane dhene me koncesion per subjekte te ndryshme private nje sere HEC-esh me fuqi te vogel apo te mesme prodhimi. Madje kjo eshte nje nisme personale dhe mjaft e guximshme e Kryeministrit shqiptar e marre ne nje moment mjaft te veshtire ne fund te vitit 2005 kur Partia Demokratike u rikthye ne pushtet pas 8 vjet qendrimi te padrejte ne opozite dhe e gjeti vendin me 4 ore drita ne dite dhe rezervuaret e HEC-ve te boshatisura plotesisht. Berisha mendoi qe edhe ketij problemi mund ti jepej nje zgjidhje kapitaliste si mjaft ceshtjeve te tjera te fushes ekonomike dhe te sherbimeve qe kishin shqetesuar ne vitet e para te tranzicionit shqiptaret duke iu drejtuar biznesit privat. Kjo ishte arsyeja qe qysh ne vitin e pare te mandatit qeverises nisi puna per kompletimin e paketes ligjore e nenligjore te koncesioneve ne energjitike duke filluar me miratimin e ligjit nr 9663 date 18.12.2006 Per koncesionet dhe me tej gjate viteve 2007-2008 me aprovimin e nje sere vendimesh te Keshillit te Ministrave. Ne keto akte te standardeve bashkekohore pershkruhen deri ne detaje tere procedurat e dhenies se nje lejeje apo licence koncesionare per HEC-e dhe TEC-e duke mos lene asnje shteg per abuzime e qendrime subjektive te zyrtareve te METE-s. Mbi bazen e nje praktike te tille jane dhene me dhjetera leje koncesionare kryesisht per ndertime HEC-esh te madhesive te ndryshme ne te gjithe vendin kuptohet atje ku ekzistojne kushtet e mundesite kapaciteti prodhues i te cileve ne total e kalon ate te HEC-it te Fierzes. Sipas nje prononcimi publik te zevendesministrit te Energjitikes Leonard Beqiri bere keto kohet e fundit rezulton se jane dhene me koncesion plot 264 HEC-e ku ne 36 prej tyre ka filluar puna per ndertimin dhe venien ne shfrytezim te ketyre investimeve teresisht private. I vetmi problem qe mund te evidentohet ne kete rast eshte fakti i zvarritjes se ndertimit te nje pjese te tyre edhe pse nuk ka vonesa ne hartimin e kontratave koncesionare. Po nga fenomeni i korrupsionit a eshte prekur ky proces sikunder pretendon Partia Socialiste ne daljet e njepasnjeshme publike te disa prej perfaqesuesve te saj politike Pa u ndalur gjate ne morine e praktikave ligjore dokumentacionit qe plotesohet filtrat institucional ku ai kalon grupet e ndryshme te punes per shqyrtimin tekniko-ekonomik te dokumentacionit te plotesuar deri tek Njesia e Hartimit te Dokumenteve te Gares dhe Komisioni i Vleresimit te Ofertave mjafton te kujtojme se ne kete lloj koncesioni gjithe investimi perballohet nga subjektet private dhe nuk shpenzohet asnje qindarke nga parate publike te buxhetit. Kuptimi i fjales koncesion ne kete rast lidhet vetem me garancite qe qeveria i jep subjektit privat per te blere gjithe energjine e prodhuar dhe qe te mos e taksoje biznesin ne fjale per aq kohe sa ai te rikuperoje investimin e bere. Ne kete menyre gjithe riskun e ka biznesi privat duke filluar qe nga hartimi i projekteve ne leter e duke perfunduar deri tek dorezimi i objektit si aset shteteror pas 35 vitesh shfrytezim. Pare ne kete kendveshtrim nuk eshte se i behet ndonje nder i madh nje personi apo subjekti privat duke u dhene atyre nje cope leter per tua marre pas disa vitesh si veper e cila edhe gjate gjithe periudhes se koncesionit shfrytezohet me shume per interesin publik sesa ate privat nepermjet konsumit te energjise se prodhuar kuptohet si cdo produkt tjeter ne ekonomine e tregut. Mjafton te kujtojme se vetem plotesimi i dokumentacionit studimor dhe marrja e licences per kete lloj biznesi kushtojne nga 60-100 mije euro nderkohe qe ndertimi i nje HEC-i te vogel ne varesi te fuqise se instaluar ka nje kosto nga 4 deri ne 10 milione euro. Ne keto kushte te kerkosh elemente te korrupsionit tek TEC-et me koncesion eshte njelloj sikur te kerkosh gjilperen ne kashte pasi mundesite teorike dhe praktike qe kjo veprimtari te preket nga nje fenomen i tille jane shume te pakta. Veprimtari te kesaj natyre mund te preken nga korrupsioni vetem ne nje shtet ku ky fenomen eshte ulur kembekryq ne te gjitha zyrat e administrates sikurse ka qene rasti i qeverive socialiste te vendit tone gjate viteve 1997-2005 kur sic nenvizonin jo pa shqetesim nderkombetaret korrupsioni kishte prekur te gjitha nivelet e qeverisjes. Nga ana tjeter gjithe kjo fushate e denoncimit te korrupsionit nga deputete apo politikane te ndryshem te Partise Socialiste ne dhenien me koncesion te TEC-eve te vogla seshte gje tjeter vecse nje shpirtvogelsi politike per te demtuar apo zhvleftesuar strategjine e madhe te qeverise Berisha per shnderrimin e Shqiperise ne nje superfuqi energjitike per Ballkanin apo te gjitha sukseset ekonomike dhe ato politiko-shoqerore te koheve te fundit. Te kuptohemi plotesimi i nje objektivi te tille nuk eshte teresisht ne dore te HEC-eve te vogla por ndertimi i sa me shume objekteve te kesaj madhesie tregon frymen dhe angazhimin e qeverise per te shfrytezuar ne funksion te nje strategjie te tille ambicioze cdo mundesi sado e vogel qofte ajo. Jane nje sere HEC-esh dhe TEC-esh gjigande qe jane projektuar te ndertohen vitet e ardhshme ne Shqiperi per ta bere plotesisht realitet kete objektiv strategjik por HEC-et dhe TEC-et e vogla me koncesion duke qene se ndertohen per nje kohe te shkurter mund te sherbejne per te plotesuar nevojat ne rritje per energji elektrike te vendit tone kryesisht gjate viteve te para. Nderkohe keto lloj investimesh ndikojne jo pak ne punesimin zhvillimin ekonomiko-shoqeror te zonave ku ato kryhen e keshtu me radhe. Pra jane pune dhe nisma fisnike per tu pershendetur dhe mbeshtetur edhe nga opozita. Edhe nese ndonje prej ketyre HEC-eve e ka marre sipas te gjitha rregullave dhe kerkesave te mesiperme ligjore ndonje kunat bashkeshort bashkejetues kusheri apo cfaredolloj i afermi tjeter i nje ministri apo deputeti te mazhorances kjo smjafton qe nje rast i tille te konsiderohet si praktike korruptive prej politikaneve te opozites. Hamendje dhe alibi ata mund te krijojne sa te duan por ato nuk mund ti kontribuojne per mire as vete politikes opozitare perkundrazi i bejne dem asaj. Per fat te keq ne kete rast me shume sesa me denoncim te korrupsionit kemi te bejme me nje lloj demaskimi ne popull te qeverise per shfaqje te huaja si ne kohen e Enverit. Nje miku im simpatizant me detyrim-percaktim i se majtes per shkak se eshte familje deshmori kur degjoi per HEC-et me koncesion te marra nga kunati i Bregut burri i Bulkut apo bashkejetuesi i Vokshit tha Ky Edi Rama eshte me te vertete i cmendur sikurse thone ne media. Se cfare korrupsioni mund te kete ne kete rast nuk jam ne gjendje ta kuptoj . Di te them vetem kaq Nese Partia Socialiste per 4-5 vjet ne opozite nuk ka mundur te gjeje raste te tjera korrupsioni pervec atyre te HEC-eve te vogla me koncesion me mbetet te besoj se qeveria Berisha eshte nga me te pakorruptuarat ne bote megjithese kete gje e thone ne menyre te perseritur edhe nderkombetaret keto kohet e fundit. E thone dhe e materializojne me mbeshtetjen qe na japin per proceset integruese. Nje gje duhet te jete e qarte per te gjithe se po te kishte mberritur korrupsioni deri HEC-et me koncesion atehere Shqiperia e ketyre 4-5 viteve te fundit sdo te kishte bere asnje hap perpara drejt Perendimit jo me te anetaresohej ne NATO apo te ishte ne prag te liberalizimit te vizave me vendet e zones Shengen dhe marrjes se statusit te vendit kandidat per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropianhellip