500 milionë dollarë ndihmë Pakistanit

Pakoja e ndihmave amerikane, që është akorduar për Pakistanin ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh, dhe ajo është vetëm një pjesë e fondit prej 7.5 miliardë dollarëve, të cilat do të jepen gjatë pesë viteve. Ndryshe, kjo ndihmë amerikan për Pakistanin është miratuar nga Kongresi amerikan, vitin e kaluar.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka shpallur të hënën dhënien e ndihmës amerikane edhe për disa projekte të reja pakistaneze, të cilat synojnë përmirësimin e sistemit të ujësjellësit, të energjisë elektrike dhe të shëndetësisë në Pakistan.
Derisa po fliste në Islamabad, pak para takimit me ministrin e jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi, sekretarja Clinton theksoi se kjo ndihmë tregon qartë se siguria është “vetëm njëra pjesë e marrëdhënieve vitale mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit”.