Suspendohet mjeku që mori ryshfet
Spitali Rajonal i Pejës ka vendosur ta suspendojë nga puna gjinekologun Ibrahim Rexhaj, i cili u arrestua javën e kaluar, me dyshime për marrje të ryshfetit.
Drejtori i këtij spitali, Skënder Dreshaj, ka konfirmuar se bordi i spitalit, në një mbledhje që e mbajti sot, vendosi ta suspendojë për kohë të pacaktuar gjinekologun Rexhaj.
“Kemi pranuar një raport nga policia me dyshime të bazuara për marrje të ryshfetit nga mjeku në Repartin Gjinekologjik. Dhe në bazë të këtij raporti kemi vendosur që atë ta suspendojmë me pagesë, deri në vendimin përfundimtar të gjyqit”, tha drejtori Dreshaj.
Edhe Qeveria lokale e Pejës po pret konfirmimin e gjyqit për fajësinë apo pafajësinë e Rexhajt, që pastaj të ndërmerren masa për pozitën e anëtarit që ka ky mjek në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF), ku ai përfaqëson partinë në koalicion, Lidhjen Demokratike të Dardanisë (LDD).
Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, tha të hënën se anëtarët në KPF përcaktohen nga vetë subjektet politike dhe nëse vërtetohet fajësia e mjekut për veprën që po dyshohet, do të ndërmerren hapa të tjerë. “Meqenëse nënkryetari i Komunës është kryetar i degës së LDD-së, kemi bashkëbiseduar për këtë rast dhe bazuar në atë që më ka thënë ai, ata janë në pritje të vendimit të gjyqit dhe pastaj do të nisin si parti veprimet e mëtutjeshme”, tha Berisha.
Gjithashtu edhe në degën e LDD janë në pritje se çfarë do të vendosë gjyqi për anëtarin e kryesisë së kësaj dege, Ibrahim Rexhaj, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar i LDD-së në Kuvendin Komunal të Pejës.
“Çfarëdo vendimi në këtë moment nga partia do të ishte jo morale. Prandaj do të veprojmë pasi të thotë gjykata fjalën e fundit për këtë rast”, është shprehu shkurt për KosovaLive, kryetari i degës së LDD-së në Pejë, Shefqet Uka, i cili gjithashtu është gjinekolog dhe koleg i të dyshuarit në Repartin Gjinekologjik në Spitalin e Pejës.
Sipas policisë, mjeku është arrestuar të premten e kaluar në vendin e tij të punës në spital nga hetuesit e krimeve ekonomike, me dyshime se ka marrë 450 euro ryshfet nga bashkëshorti i një pacienteje shtatzënë, e cila ishte e shtrirë në repart.
Mjeku i dyshuar është liruar nga arresti po të njëjtën ditë, por procedurat hetuese ndaj tij po vazhdojnë.