E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Tragjike analiza e ekonomisë

Partia Socialiste hedh posht akuzat se opozita po abuzon me pretendimet e saj mbi situaten ekonomike. Mimi kodheli tha se ekonomia ndodhet ne veshtiresi. Ajo i beri thirrje qeverise te beje tarnsaperente shifrat e ekonomise.

“Opozita shqiptare nuk është e interesuar të përkeqësojë krizën ekonomike sic thotë lart e poshtë kryeministri i vendit. Përkundrazi, si alternativë e vërtetë qeverisjeje, ajo është tejet e shqetësuar për drejtimin që ka marrë ekonomia sidomos në dy vitet e fundit, si pasojë e keq-qeverisjes dhe papërgjegjshmërisë me financat publike e shifrat ekonomike. Ndryshimet e përsëritura në legjislacionin tatimor, debati në lidhje me skemën e pensioneve, borxhet e njëpasnjëshme që qeveria detyrohet të marrë për të shtyrë edhe disa muaj, mos plotësimi i të ardhurave tatimore dhe ndryshimet në buxhetin e shtetit, rritja e cmimeve dhe zhvlerësimi i monedhës vendase flasin më qartë se cdo apologji e munguar nga qeveria, mbi vështirësitë në të cilat ndodhet sot ekonomia shqiptare e bashkë me të edhe ekonomitë e shumicës së familjeve të shqiptarëve” tha Kodheli. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›