5+1 të KS-së kërkojnë ndihmën e arabëve kundër Iranit
Bruksel - Pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania do ti drejtohen tashmë botës arabe për të marrë edhe mbështetjen e tyre pas mosmarrëveshjeve që kanë hasur me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor. Përfaqësuesit e KS-së do të përpiqen të bindin diplomatët arabë për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Në një prononcim për media, Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband ka deklaruar se të gjashtë vendet, Britania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, kërkojnë të shtrihen në vendet arabe dhe në vende të tjera për t'i siguruar ata se iranianët nuk janë viktima të një "hakmarrjeje të Këshillit të Sigurimit". Sipas tij, vendet arabe që janë ftuar në takimin e sotëm janë Iraku, Egjipti, Jordania dhe pjesa më e madhe e Këshillit të Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit.