Dorëzohet qeveria, rihapet Akropoli i Athinës
Athinë - Qendra kryesore turistike greke, Akropoli i Athinës, rihapi dyert e saj sot për publikun pas një greve dhjetëditore të nëpunësve të Ministrisë së Kulturës. Zëvendëspresident i Federatës së nëpunësve të Ministrisë së Kulturës, Georges Alvanos, ka deklaruar se vendimi për ndërprerjen e grevës erdhi pas premtimeve të qeverisë greke pagesën e një shpërblimi mujor prej 130 eurosh. Ai tha se pas negociatave me qeverinë, kjo e fundit ka premtuar se së shpejti do të paraqesë në parlament për miratim një pr.ligj që parashikon ruajtjen e këtij shpërblimi.
Shërbimet e Ministrisë së Kulturës u paralizuan nga kjo grevë, që sollën mbylljen e Akropolit, si dhe të qendrave të tjera turistike të vendit si për shembull Olimpi në Peloponez (jug) djep i Lojërave Olimpike në Antikitet si dhe qendrën prehistorike mioane të Knosit në ishullin e Kretës.