Cheney: Guantanamo mbyllet kur të marrë fund terrori
Uashington - Burgu ushtarak në Gjirin e Guantanamos nuk mund të mbyllet deri sa të përfundojë lufta kundër terrorizmit. Sipas zëvendëspresidentit amerikan, Dick Cheney, cituar nga Reuters, ai është i ndërgjegjshëm për taktikat e marrjes në pyetje të përdorur kundër Khalid Sheik Mohamed, organizatori i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit, përfshi praktikën e mbytjes së simuluar. Në një intervistë për ABC News, Cheney tha se mbyllja e burgut mund të ndodh vetëm me përfundimin e luftës kundër terrorizmit. "Në luftëra të mëparshme kemi ushtruar të drejtën për t''i kapur armiqtë dhe mbajtur ata deri në fund të konfliktit", tha ai.