520 mijë qytetarë përfitojnë nga 1 korriku rritjen e pagave dhe pensioneve. Berisha: Do shkurtohen ndjeshëm shpenzimet qeveritare

Nga dita e nesërme hyn në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave, për rritjen e rradhës të pagave dhe pensioneve. Gjatë mbledhjes së Qeverisë sot, kryeministri Sali Berisha deklaroi se nga 1 korriku do vazhdojë rritja e rrogave dhe pensioneve, ndërsa theksoi gjithashtu se shpenzimet qeveritare do shkurtohen. “Buxheti i ri pritet të dërgohet në Parlament me shkurtime të shpenzimeve deri më 25%. Programi i qeverisë mbetet i paprekur në rrafshin e rritjes së rrogave e pensioneve, por programi do njohë kufizime të tjera drastike për shpenzimet e tjera sepse një politikë e kujdesit të veçantë është e domosdoshme. Shpezimet do shkurtohen me 25% në gjitha fushat. Qeveria vendos sot për rritjen e pagave dhe pensioneve për 520 mijë qytetarë shqiptarë. Pensionet në qyete do kenë rritje prej 6140 lekë të vjetra që është një rritje e përfillshme. Nga kjo rritje përfitojnë 200 mijë pensionistë. 170 mijë pensionistë të fshatit do kenë rritje 10% të pensionit të tyre. Pensionet e larta rriten me 4%”- u shpreh kryeministri Berisha. Rritja e pensioneve, tha Berisha është 3-5 herë më e madhe se rritja e çmimeve nga korriku në korrik. “Gjatë kësaj javë Ministria e Financave do sjellë vendimin për rritjen e rrogave. I qëndroj vendimit të rrogave sipas parashikimeve të nevojshme”- deklaroi më tej shefi i ezekutivit Sali Berisha.
...