E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratinos: Spanjanuk përzihet nëçështjen e statusit

BRUKSEL- Presidenca e Bashkimit Evropian edhe më tej insiston se duhet nisur dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit për çështje praktike. Miguel Angel Moratinos, ministër i Jashtëm spanjoll, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për çështje praktike.

Moratinos, vendi i të cilit përfundoi udhëheqjen e radhës të presidencës së Bashkimit Evropian, ka thënë se shteti të cilin ai përfaqëson nuk përzihet në çështjet e statusit të Kosovës dhe precizoi se apeli për dialog bëhet vetëm për aspektin praktik, sepse kjo sipas tij do ndihmonte në avancimin e kushteve të jetës të qytetarëve të rajonit.

Sa i përket statusit, ai përsëriti se kjo iu takon palëve të vendosin. “Pavarësisht nga njohja apo mosnjohja, Spanja ka inkurajuar kosovarët që të punojnë në çështjet praktike në mënyrë që të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe ky do jetë angazhimi ynë i vazhdueshëm pavarësisht çështjeve legale dhe çështjes së njohjes”.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›