52.7% e të huajve që jetojnë në Greqi, janë shqiptarë
Greqia ka publikuar të dhënat e Censusit të realizuar në vitin 2011.
Sipas këtyre të dhënave, rezulton se popullsia greke në vitin 2011 numëronte 10 815 197 njerëz, nga të cilët 49% janë meshkuj dhe 51% janë femra.
Sipas njoftimit të Autoritetit grek të Statistikave, 9 903 268 njerëz kanë nënshtetësi greke, 199 101 njerëz janë qytetarë të BE, 708 003 janë qytetarë të vendeve të tjera dhe 4825 rezultojnë pa shtetësi apo me kombësi të paqartë.
Sipas të dhënave, përqindja më e madhe e të huajve që jetojnë në Greqi janë shqiptarët, pasuar nga bullgarët, rumunët etj.
Të huaj në Greqi:
Shtetas shqiptarë 52.7%,
bullgarë, 8.3% janë
rumunë, 5.1% janë
nga Pakistani 3.7%
nga Gjeorgjia 3%
Ndër të tjera, mvsohet se mosha mesatare e popullsisë rezidente në Greqi është 41.9 vjet, ku në ishullin e njohur turistik Mykonos paraqitet mosha mesatare më e ulët (37 vjet) ndërsa në Hariana më e larta (49 vjet).
Ka edhe të dhëna të tjera lidhur me statusin martesor, familjet, apo madhësinë e tyre.
(Balkanweb)