E Diel, 1 Nëntor 2026

55% e punëtorëve shqiptarë paguhen keq në informalitet

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, ka konstatuar se në Shqipëri rreth 55% e punëtorëve në sektorin jobujqësor punojnë në punë me produktivitet të ulët në ekonominë informale. Sipas raportit të këtij programi, për sektorin e bujqësisë rezulton se pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar dhe gjysma janë të varfër. Rreth 27% e punëtorëve të sektorit jobujqësor janë punëtorë me pagesë në ekonominë informale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit rreth 28% janë ose të vetëpunësuar, ose merren me punë të papaguar, kanë nivel të ulët arsimor dhe në përgjithësi i takojnë seksit mashkull. Për të ndryshuar këto raporte, Ministria e Punës, në bashkëpunim me ILO-n, po punon për zbatimin e programit "Punë e Denjë për Shqipërinë 2008-2010", me synim rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, reduktimin e ekonomisë informale dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes shoqërore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›