Tumoret, akselerator linear për "Nënë Terezën"
Këtë vit, pjesë e aparaturave të spitalit universitar "Nënë Tereza" do të jetë edhe një pajisje shumë e dobishme për pacientët që trajtojnë tumoret. Bëhet fjalë për pajisjen e akseleratorit linear, një ekuivalent i kobalto-terapisë, por teknologji më e avancuar e trajtimit të tumoreve nëpërmjet rrezeve. Por në këtë rast pajisja punon nëpërmjet laserit. Kobalto-terapia e përdorur në vendin tonë prej vitesh nuk është më pjesë e aparaturave spitalore në vendet e Bashkimit Evropian. Akseleratori në spitalet e huaja është zëvendësuar me aparaturën e kobaltit të paktën 10 vjet më parë.
Diskutimet për vendosjen e një pajisjeje të tillë në vendin tonë kanë nisur tre vjet më parë, kur mendohej që aparatura do të ishte pjesë e një donacioni. Ajo do t‘i dhurohej shërbimit të Onkologjikut në Tiranë. Duke parë që ky projekt nuk u realizua për disa vite me radhë, këtë vit në planet e investimeve të spitalit më të madh të vendit, QSUT, është edhe blerja e një pajisjeje të tillë. Vlera e një aparature si akseleratori linear kap shifra në mbi 1 milion dollarë. Sipas parashikimeve të bëra nga administrata e spitalit, këtë vit do të jenë pjesë e "arshivës" mjekësore jo një, por disa pajisje të rëndësishme dhe të vlefshme për trajtimin e sëmundjeve. Një akselerator linear, teknikë e avancuar e terapisë me rreze, si dhe pajisja e liptotripit, që thyen gurët në veshka, do të blihen të reja dhe do të vendosen pranë shërbimeve përkatëse. Duke qenë se akseleratori nuk u vendos në shërbimin e Onkologjisë, po ashtu edhe pajisja e liptotriptit- aparatura e thyerjes së gurit në veshka nuk u arrit të rregullohej për dy vjet me radhë -u vendos që në planifikimet për blerjet e vitit 2009 të ishin pjesë e "riorganizimit" edhe blerjet e këtyre dy pajisjeve.
Sakaq, në një takim të disa ditëve më parë mes përfaqësuesve të shëndetësisë shqiptare dhe asaj gjermane, grupi shqiptar ka kërkuar asistencë për trajnimin e personelit, lidhur me përdorimin e aparaturës moderne. Veç bashkëpunimit dypalësh në mënyrë të veçantë, në fushën e ndërhyrjeve invazive, kardiokirurgji, një pikë tjetër ku lipset kooperimi mes dy vendeve ishte edhe rritja e kapaciteteve njerëzore si kualifikim për përdorimin e aparatit akseleratorit linear.