E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Në mandatin tonë, Tirana kryeqytet në çdo bllok banimi

"Një sistem i ri kanalizimesh, rrugë të reja, ndriçim i ri, hapësira të reja publike, të shtrira këto në 25 hektarë të tjera që integrohen me Tiranën e re evropiane, ku ndryshimi po shtrihet në të gjitha blloqet e banimit dhe ku pas 28 qershorit do të bëhet prezent kudo, në çdo metër katror të kryeqytetit, i cili me mandatin që ne do të marrim për të qeverisur vendin, brenda një mandati do të jetë kryeqyteti evropian i shqiptarëve në çdo bllok banimi të tij". Ishte kjo deklarata e djeshme e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gjatë inspektimit të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e infrastrukturës në bllokun 59 në Njësinë Bashkiake Nr.1. Fondi i vënë në dispozicion për rikonstruksionin e këtij blloku është 143501942 lekë, nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Blloku Nr. 59 ndodhet në pjesën juglindore të qytetit të Tiranës dhe sipërfaqja që parashikohet të trajtohet është rreth 25 ha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›