550 mijë këshilla për administratën e Obamës
Uashington - Më shumë se gjysmë milioni persona iu përgjigjën një sondazhi që kishte të bënte me prioritetet e administratës së ardhshme të presidentit amerikan, Barack Obama, bëri të ditur dje Drejtuesi i fushatës së presidentit të zgjedhur Barak Obama, David Plouffe ka deklaruar se më shumë se gjysmë milioni persona iu përgjigjën një sondazhi që kishte të bënte me prioritetet e administratës së ardhshme të presidentit amerikan. Në një deklaratë ëpr shtyp ai pohoi se “Përgjigjja ishte e jashtëzakonshme pasi 550 000 persona iu përgjigjën këtij sondazhi të zhvilluar nga ekipi që drejtoi fushatën elektorale të presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama''. Sipas ''Nga rezultatet e marra shikohet se njerëzit janë të prirur të bëjnë pyetje mbi çështjet kryesore si arsimi, mjedisi, shëndeti, varfëria dhe ekonomia''.