Rajs:Vetëm një idiot mund t’i besojë Koresë së Veriut
Uashington - Shefja e diplomacisë amerikane, Kondoleza Rajs ka vijuar me akuzat e saj kundër Koresë së veriut lidhur me programin bërthamor të saj dhe rreziqet që paraqet. “Vetëm një idiot mund t'i besojë Koresë së Veriut. ''Askush nuk ka besuar te koreanoveriorët... Duhet të jesh idiot të besosh te koreanoveriorët'', ka komentuar ajo duke folur përpara një grupi studentësh dhe ekspertësh të politikës së jashtme. Rajs hodhi poshtë kritikat nga konservatorët amerikanë, të cilët thonë se gjatë viteve të fundit administrata Bush ka besuar shumë te koreanoveriorët.