E Diel, 1 Nëntor 2026

58 % e kandidatëve për studentë fitues me preferencën e parë

Rezultatet e rishpërndarjes së 4000 kuotave të paplotësuara në universitetet e vendit, në raundin pjesor të sistemit Meritë-Preferencë, tregojnë se 58.10% e kandidatëve në për studentë që kanë konkuruar për në universitetet shtetërore kanë fituar në preferencën e parë, ndërsa 89% e tyre janë fitues në tre preferencat e para. Këtë e deklaroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës pas verifikimit të rezultateve të rishpërndarjes së 4000 kuoatava të paplotësuara në universitetet e vendit.

Në këtë rishpërndarje të kuotave të fundit, u aplikua sërish sistemi Meritë-Preferencë (MeP), ku fituesit shpallen në bazë të parimit të meritës (pikëve) dhe vullnetit (kërkesat).

Ndërkohë, kuotat në programet e studimit të paraqitura para fillimit të regjistrimeve janë plotësuar 100%. Kandidatët, të cilët nuk kanë fituar në këto preferenca (degë), kanë fituar në preferenca të tjera të formularit A2/1. Ndërkaq pikët minimale për çdo degë të aplikuar dhe fituesit e disa prej institucioneve arsimore të larta janë publikuar dje nga MASH.

MASH përcakton se duke filluar nga dita e sotme listat e fituesve do të dërgohen në shkollat e mesme përkatëse dhe në fakultete. Këto institucione do t’i afishojnë listat në vende të dukshme brenda datës 29 tetor. Regjistrimi i fituesve do të bëhet pranë sekretarive të fakulteteve në datat 29, 30, 31 tetor dhe 1 nëntor 2007 nga ora 09.00, deri në orën 17.00. Për regjistrim, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale, (ku duhet të përfshihen Dëftesë pjekurie, dokument identifikimi dhe fotokopje të tij, 2 fotografi dhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›