Ruçi: Në PS nuk ekziston opsioni Nanoist
Një tjetër shenjë debate midis mbështetësve të kreut socialist Edi Rama dhe paraardhësit të tij në detyre Fatos Nano. Kësaj here ka qenë Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së, Gramoz Ruçi, I cili gjatë një takimi të zhvilluar një ditë më parë në Tepelenë, vlerësoi figurën e zotit Rama si një reformator I së majtës shqiptare dhe hodhi poshtë çdo përpjekje të zotit Nano. "Në Partinë Socialiste nuk ka asnjë platformë të zotit Fatos Nano dhe unë s’kam asnjë të dhënë për ndonjë platformë të inicuar nga ish-kryetari i PS-së. Unë si përfaqësuesi i Partisë Socialiste vlerësoj çdo lloj lëvizje që i shërben forcimit dhe konsolidimit të kësaj force të madhe politike, por kjo lëvizje nuk ka të ardhme dhe platforma Nano nuk e sjell PS-në në pushtet”,tha ai.