6 Kombëtare mund të kualifikohen sot
Sonte në mbrëmje, 6 Kombëtare mund të kualifikohen matematikisht për në Kupën e Botës “Brazil 2014″.
Nëse Italia fiton sot në mbrëmje, atëherë do të jetë automatikisht e kualifikuar për në finalet e Botërorit. Të kaltrit zbresin në fushë sot në mbrëmje, në Torino, përballë Republikës Çeke, në një ndeshje shumë deçizive që mund ti kualifikojë që sot Axurrët e Prandellit në rast se dalin me tre pikë në fundin e saj. Italia pritet të luajë me tre mbrojtës ku një prej tyre pritet të jetë De Rossi, që zëvëndëson Barzaglin, ndërsa Candreva dhe Guaccherini do të jenë pas sulmuesit të vetëm Mario Balotelli.
Ish sulmuesi i Lazios Ligor Kozak është sulmuesi i vetëm i çekëve, i mbështetur nga kapiteni Rosicky.
Kombëtarja gjermane do të zhvillojë sonte një ndeshje shumë të lehtë në letër ndaj Ishuj Faroe. Pas fitores spektakolare ndaj Austrisë skuadra e Lëv është e karikuar që të marrë një tjetër sukses, për të prerë një biletë të mundshme për në Brazil. Por kualifikimi varet edhe nga rezultati i Suedisë. Në rast se panzerat fitojnë, dhe Suedia barazon me Kazakistanin atëherë do të jenë automatikisht të kualifikuar, në të kudërt do i duhet të presë edhe një sfidë tjetër.
Situata është pak a shumë e njëjtë edhe në grupin D, ku Holanda do të kërkojë një kualifikim që sonte. Tulipanët duhet të fitojnë ndaj Andorës dhe të presin një fitore të Rumanisë ndaj Turqisë. Kujtojmë se Hollanda hodhi një hap falls në barazimin ndaj Estonisë, ndërsa Krujf ka kërkuar nga ekipi më shumë përqëndrim në fushë për të marrë një tjetër fitore.
Shanse të mira për kualifikim ka edhe për Zvicrën në Grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipëria, por duhet të presë edhe rezultatet e dy ndeshjeve të tjera: Duhet të fitojë ndaj Norvegjisë, Sllovenia të mos fitojë në Qipro dhe Islandë-Shqipëri të përfundojë në barazim.
Ndërkohë edhe Belgjika në Grupin A ka shanse të mira duke parë që ka një diferencë prej 5 pikësh dhe në rast të një fitorjeje dhe një dështimi të Kroacisë ato do të siguronin biletën për Brazil.
Përsa i përket Amerikës së Jugut, Argjentinës së Lionel Messit i duhet fitorja përballë Paraguaj për të siguruar kualifikimin, ndryshe duhet të presë ndeshjet e tjera, ndërsa Kolumbisë i mjafton një barazim me Uruguaj për të prerë biletën për në Botëror.