E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagerbak provokon: Shqipëri, kujto Zvicrën

lagerbackBarazimi ndaj ekipit më të fortë të grupit ka bërë që trajneri i Islandës të jetë shumë i bindur në fitoren ndaj ekipit kombëtar shqiptar. Ai ka thënë se ai rezultat nuk ishte aspak rastësi, prandaj lojtarët e tij nuk duhet të tremben aspak që kanë përballë një ekip si Shqipëria. Lars Lagerbak, tenton ta frikësojë kombëtaren shqiptare, ku ka folur me superlativa pas barazimit spektakolar të skuadrës së tij 4-4 në fushën e kryesuesve të grupit, Zvicra. Madje, tekniku suedez ka shkuar edhe më tej, teksa në një moment të tillë euforik dhe emocional, ka pohuar se fakti që ktheu nga 4-1 në 4-4 një ndeshje të tillë, Islanda e tij nuk duhet të trembet nga Shqipëria, të cilën e mundi edhe në Qemal Stafa.

Më tej ai foli edhe për ndeshjen me Shqipërinë. Jemi në garë për të zënë vendin e dytë në grup, pavarësisht se Norvegjia fitoi dhe tani është një pikë para nesh. Gjithçka është ende e hapur, pasi ne do të luajmë këtë të martë ndaj Shqipërisë. Do të jetë një ndeshje realisht e vështirë, pasi edhe ata (shqiptarët) janë ende në garë, por besoj se kjo skuadër do dijë të tregojë forcën e vet ashtu sikundër bëri ndaj liderëve të grupit. Nëse fitojmë dhe duke përfituar edhe nga përplasja Norvegji-Zvicër, besoj se pas të martës do të jemi në vend të dytë, ka pohuar Lagerbak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›