E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gunarson: Të përsërisim Tiranën

Aron-Gunnarsson_2832504Kapiteni i Norvegjisë Aron Gunarson ka thënë se ekipi i tij duhet të bëjë maksimumin në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe të tentojë të përsërisë fitoren e arritur në Qemal Stafa. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje tifozërisë që jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin. Në ndeshjen e Tiranës arritëm një fitore shumë të rëndësishme edhe pse në minutat e fundit të takimit. Shpresoj që të përsëritet e njëjta histori. Duhet të jemi më të saktë në mbrojtje sepse në ndeshjen e fundit pësuam katër gola. Duhet të bëjmë kujdes sepse shqiptarët janë organizuar mirë, përfundoi kapiteni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›