E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria nuk iu reziston kampionëve

Ashtu sikurse pritej, kombëtarja e Spanjës U21, e cila është njëkohësisht edhe kampione bote për këto grupmosha ka fituar thellë ndaj kuqezinjve tanë të kësaj U21, 4-0. Goleada e të rinjve të "Stuhisë së kuqe" ka marrë trajtë të plotë në pjesën e dytë, kur qëndresa e shqiptarëve ka marrë lëkundje të fortë, ndërkohë që në 45 minutat e para formacioni i drejtuar nga trajneri Skënder Gega ia ka dalë që t’i shmanget goleadës.

Në këtë fraksion loje vendësit kanë shënuar vetëm një herë, me anë të Munain në minutën e 35-të. Po i njëjti lojtar ka realizuar edhe në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, ndërsa ka kompletuar fitoren 4-0 Morata në 59’ dhe Rodrigues në 73’. Duhet evidentuar fakti se portieri Thomas Strakosha ka evituar edhe gola të tjerë të sigurtë me pritjet e tij, cka tregon se superioritetii spanjoll ka qenë tepër i dukshëm, sikurse edhe pritej.

Shpresat e drejtuara nga Skënder Gega mbeten kësisoji në kuotën e 0 pikëve në Grupin 4, pasi kanë luajtur katër ndeshjet e para kualifikuese. Më 15 tetor do të presim në shtëpi, në sfidën e kthimit, Bosnje Hercegovinën, e cila na ka mundur në fushën e vet 4-1./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›