6 gra kërcënojnë me hedhje nga pallati

Gjashtë gra ndodhen në tarracën e një pallati në ndërtim. (foto nga vendngjarja) Forcat policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur negociatat me gratë.
Ata po komunikojnë me njëra-tjetrën, teksa forcat e policisë ndodhen poshtë pallatit. Ky nuk është rasti i parë që qytetarë të ndryshëm përdorin këtë formë proteste për të zgjidhur problemet e tyre. Pallati ndodhet në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet dhe dyshohet se shqetësimi i vrave janë çështje pronësie.
Gratë kanë pasur shtëpi informale në këtë zonë, teksa në një marrëveshje paraprake me pronarët e pallatit se pas ndërtimit do të mund të merrnin banesa të reja. Me sa duket gratë janë të pakënaqura mbi atë çka pronari i pallatit iu ka dhënë në këmbim të banesave të tyre private. Policia sqaron paraprakisht se nuk ka rrezik për jetën e grave, pasi protesta e tyre është më shumë mediatike.
Familjarët e grave thonë se ajo çfarë kërkojnë është vetëm zbatimi i kontratës, duke akuzuar pronarin se nuk e ka zbatuar atë. /Start/
2012-03-26 09:22