Trojka në Athinë, 'gërshërë' 11,5 mld euro në shpenzime
ATHINE - Specifikimi i paketës së masave prej 11,5 miliard euro (5,5% e PBB) është qëllimi i vizitës së sotme të ekipit të Trojkës në Athinë.
Kjo paketë masash i përket dy vjecarit 2013-2014, me objektiv reduktimin e deficitit dhe krijimin e tepricave primare.
Shkurtimet do të vijnë kryesisht nga shpenzimet publike dhe jo nga imponimi i taksave të reja. Fushat në të cilat do të rikërkohen paratë, janë programet sociale dhe administrata publike, me përgatitjen e raporteve të veçanta nga ministritë përkatëse që tashmë kanë filluar.
Theksi do të vihet në luftën kundër evazionit fiskal dhe Trojka ka përcaktuar në Memorandum se pret deri në vitin 2014 mbi 3,5 miliardë euro, një objektiv që nëse nuk do të arrihet, do të impononte marrjen e masave shtesë.
Sot rifillon debati për projektligjin e ri tatimor, tashmë pa pjesëmarrjen e partisë Demokracia e Re. Në tryezën e diskutimit gjendet heqja e plotë e mostatimit, krijimi i shkallës së re të taksave me 4 nivele, tatimi i pavarur me 20% në të ardhurat nga qiratë dhe në përqindjet e interesit për depozitat, unifikimi i tatimit mbi pronën, heqja e shumë lirimeve tatimore dhe formësimi i vendosjes së një koeficienti të Taksës mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me eliminimin e njëkohshëm të tatimit të favorshëm për ishujt.