Flet Fatos Beja: Unë për President, debat i parakohshëm

Fatos Beja
Intervista/ Deputeti i PD: Debati i tanishëm, në kundërvënie me Kushtetutën. Jo morale që të mbështesim Nanon.
PD ka detyrimin të mbështesë një kandidat, që tu përgjigjet votuesve në 2009 dhe 2011
Beja: Topalli ose unë President? Debat i parakohshëm.
Deputeti i PD-së, Fatos Beja, shprehet se Presidenti i ri në muajin korrik duhet të dalë nga maxhoranca. Në një intervistë për gazetën Panorama, ish-ministri i Arsimit, aktualisht kryetar i Komisionit të Jashtëm parlamentar, përjashton çdo mundësi që kjo shumicë të mbështesë emrin e Fatos Nanos.
I pyetur nëse mund të jetë kryeparlamentarja Jozefina Topalli apo ai vetë, emri që mund të mbështesë PD-ja në muajin korrik, Beja thotë se nga pikëpamja procedurale, në raundin e parë mund të kemi shtatë kandidatura dhe nuk mund të përjashtohet nga procesi asnjë shqiptar mbi 40 vjeç, që dhjetë vjetët e fundit ka qëndruar në Shqipëri, pra as z. Nano. Por, sigurisht, maxhoranca e PD-së nuk do të mund të mbështeste kandidaturën e figurës historike të Partisë Socialiste, as nga pikëpamja morale, as nga ajo politike e elektorale. PD-ja ka detyrimin që të mbështesë një kandidaturë, që do tu përgjigjet aspiratave të shqiptarëve që votuan për të në 2009-n e në 2011-n. Lidhur me debatin që po bëhet me opozitën sa u takon kritereve të zgjedhjes së Presidentit dhe një zgjedhjeje konsensuale, Beja thotë se PS-ja po tenton ta cilësojë këtë çështje si rekomandimin e 13-të të BE-së. Ndarja e pushteteve është koncept i realizuar në tërësinë e neneve të Kushtetutës, që do të thotë se kërkesat për tia nënshtruar zgjedhjen e Presidentit tryezave partiake jashtë Parlamentit e duke vënë kushte jashtëkushtetuese, nuk e garanton ndarjen e pushteteve, përkundrazi. Mjafton të mendojmë se çndodh me Presidentin, po të kemi rrotacion të pushtetit politik pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Ai përjashton çdo mundësi për një marrëveshje parazgjedhore me partinë e re të Bamir Topit, teksa hedh poshtë edhe akuzat e Gazmend Oketës për krahasimin e mbledhjeve të Grupit Parlamentar demokrat me ato të Byrosë Politike.
Zoti Beja, dy ditë më parë Kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish se do të jetë PD-ja ajo që do të propozojë emrin e kandidatit për President, ndryshe nga apeli i vazhdueshëm i ndërkombëtarëve për një President konsensual. Në gjykimin tuaj, a duhet që maxhoranca të konsultohet dhe të shfrytëzojë tri raundet e para? Apo të shkohet menjëherë në raundin e katërt ku duhen vetëm 71 vota?
Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë do të bëhet tërësisht në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila mishëron vullnetin e popullit shqiptar për organizimin e institucioneve të tij kushtetuese, duke garantuar ndarjen e pushteteve. Zgjedhja e Presidentit në Shqipëri është në përputhje me modelin e zgjedhjes së tij në një republikë parlamentare, ku Presidenti zgjidhet në Parlament, siç ndodh në dy vendet tona fqinje, Itali dhe Greqi. Ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008 synonte pikërisht shmangien e bllokimit institucional të vendit, duke garantuar të njëjtën mundësi zgjedhjeje konsensuale si dhe më parë, pra me 84 vota. Nuk është e vërtetë se mund të zgjidhet Presidenti duke shkuar menjëherë në raundin e katërt. Po ashtu, nuk ka mospërputhje të deklaratës së Kryeministrit me deklaratat e përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët, për hir të së vërtetës, gjithnjë i janë referuar Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe nuk mund të jetë ndryshe. Është jo serioze dhe spekulative të pretendohet se, që Presidenti të jetë konsensual, duhet të vijë nga opozita dhe jo nga maxhoranca!! Ndarja e pushteteve është koncept i realizuar në tërësinë e neneve të Kushtetutës, që do të thotë se kërkesat për tua nënshtruar zgjedhjen e Presidentit tryezave partiake jashtë Parlamentit e duke vënë kushte jashtëkushtetuese, nuk e garanton ndarjen e pushteteve, përkundrazi. Mjafton të mendojmë se çndodh me Presidentin po të kemi rrotacion të pushtetit politik pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Kushtetuta e garanton ndarjen e pushteteve edhe me President të zgjedhur nga maxhoranca. Gjatë 20 vjetëve të fundit, Presidenti i Shqipërisë është zgjedhur nga maxhoranca parlamentare e momentit të zgjedhjes, përveç rastit të vitit 2001, kur raporti i ODIHR-OSBE-së vlerësoi se Partia Socialiste kishte fituar zgjedhjet, por nuk kishte marrë 84 deputetët e domosdoshëm për bërjen e Nanos president. Prandaj, në atë kontekst, mekanizmi i zgjedhjes së Presidentit u përdor si kompromis politik, ku të dy palët bënë lëshime për të shmangur zgjedhjet e reja. Sot nuk jemi në të njëjtat kushte dhe, për të kuptuar këtë, mjafton të krahasohen raportet e ODIHR-it në 2001-shin dhe në 2009-n, dhe jo pretendimet e partive që nuk besojnë në fitoren e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Nuk është gjithashtu serioze që opozita të marrë përsipër të vendosë kritere e kandidatura për Presidentin. Opozita duhet të sillet si opozitë dhe jo si maxhorancë, çka do të thotë se duhet të respektojë të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, ashtu si dhe të drejtat e detyrimet e maxhorancës. Ndryshe do të kemi kundërvënie të panevojshme, që gjenerojnë konflikte politike, të cilat nuk i shërbejnë askujt dhe pengojnë funksionimin demokratik të shoqërisë shqiptare. Kriteret e kandidatit për President dhe procedurat e zgjedhjes së Presidentit janë të përcaktuara rigorozisht në Kushtetutë, dhe as maxhoranca, as opozita nuk mund ti ndryshojë ato.
Gjatë këtyre javëve është artikuluar emri i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ish-kryeministrit Fatos Nano për postin e Presidentit. Kë shikoni më afër këtij pozicioni? Gjithashtu edhe emri juaj është lakuar pak ditë më parë. Nëse do tju ofrohej ky post, do ta pranonit?
Debati i tanishëm për zgjedhjen e Presidentit është i parakohshëm dhe në kundërvënie me kërkesat kushtetuese. Neni 88 i Kushtetutës përcakton që procesi të fillojë jo më vonë se 60 ditë përpara mbarimit të mandatit të Presidentit në detyrë dhe përcakton edhe numrin e ditëve ndërmjet njërit votim me tjetrin në Parlament. Kushtetuta përcakton gjithashtu se Presidenti zgjidhet me votë të fshehtë dhe pa debat. Kjo kërkesë kushtetuese që ndalon edhe deputetët që do votojnë, të bëjnë debat, është e qëllimshme dhe bëhet për të mbrojtur figurën e Kryetarit të Shtetit që Shqipëria do të ketë në 5 vjetët në vijim. Prandaj them se debati i hapur sot për kandidaturat është i parakohshëm, jashtë përcaktimeve kushtetuese dhe i padobishëm për Shqipërinë. Agjenda politike e Shqipërisë sot është plotësimi i 12 përparësive të përcaktuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit kandidat, dhe për këtë agjendë kemi firmosur të dy palët më 14 nëntor. Kjo është detyra e politikës sot në Shqipëri. Hapja sot e debatit për Presidentin konsensual nga opozita, në opinionin publik apo në kancelaritë e huaja, u shërben taktikave politike të saj. Nuk është e vështirë të kuptohet se opozita po përpiqet që të shtojë një kusht a Përparësi të 13-të për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria. Kuptohet, kjo nuk i shërben interesit të vendit, por konfliktualitetit politik bllokues, që na ka lënë të fundit në rajon. Nga pikëpamja procedurale, në raundin e parë mund të kemi shtatë kandidatura dhe nuk mund të përjashtohet nga procesi asnjë shqiptar mbi 40 vjeç, që dhjetë vjetët e fundit ka qëndruar në Shqipëri, pra as z. Nano. Por, sigurisht, maxhoranca e PD-së nuk do të mund të mbështeste kandidaturën e figurës historike të Partisë Socialiste, as nga pikëpamja morale, as nga ajo politike e elektorale. PD-ja ka detyrimin të mbështesë një kandidaturë, që do tu përgjigjet aspiratave të shqiptarëve që votuan për të në 2009 e në 2011.
P