Gj. Administrative, Alibeaj: Fondet nga qeveria

Ish- ministri i Drejtësisë, propozues i ligjit që qëndron në pritje të votave prej 4 vjetësh, Enkeled Alibeaj thotë se paratë që do të dalin nga buxheti i shtetit do të destinohen për ngritjen e godinave dhe rekrutimin e stafit.
"Struktura, burimet njerëzore, gjyqtarë dhe administratë gjyqësore, duhen ndërtesat, duhen pajisur ato, duhet teknologjia e informacionit e cila do të duhet të aplikohet. Kanë qenë të dedikuara për këtë qëllim nga USAID-i 2.5 milionë dollarë këtu e tre vjet të shkuara që për shkak të papërgjegjshmërisë së opozitës humbën. Qeveria shqiptare ka të gjithë vullnetin për t'ia dedikuar edhe një herë nga buxheti i shtetit sepse besoj se ajo çfarë rifiton në terma konkretë financiarë prej biznesit është e shumëfishtë ndaj 2.5 milionë dollarëve që kërkon kjo gjykatë", thotë Alibeaj për AS.
Brenda 3 muajsh nga miratimi i ligjit me 84 vota, ministria e Drejtësisë ngarkohet të nisë ngritjen e gjykatave. Ndërkohë relatori i draftit që pritet të hidhet në votë në fund të muajit, shprehet se puna mes dy forcave kryesore është në rrugë të mbarë.
"Gjatë javës që vjen besoj do punojmë me kohë të plotë dhe me impenjim maksimal. Nuk mund të vë afate se kur do të mbarojë sepse ligjet nuk janë gjëra që bëhen me normë. E rëndësishme është që produkti të jetë i mirë, cilësia e ligjit të jetë më e mira e mundshme dhe të shprehë të gjitha edhe vërejtjet apo sugjerimet e grupeve të interesit lidhur me projektin", tha deputeti socialist, Armando Subashi.
Pas marrjes së vendimit nga gjykata administrative ekzekutimi i vendimit nuk i nënshtrohet asnjë tarife ai zbatohet nga përmbaruesit gjyqësor në dispozicion të gjykatës. "Tarifat për sa i përket paraqitjes së ankimeve do t'i nënshtrohen të njëjtit sistem. Për sa i përket ekzekutimit të vendimeve- dhe kjo është një nga pikat më delikate dhe më difektoze- do të jetë pothuajse e barabartë me zero tarifa e ekzekutimit", tha Alibeaj.
Gjykata administrative shqyrton paditë e biznesit dhe punonjësve të administratës kundër institucioneve shtetërore. Në rast se shkelësit refuzojnë të zbatojnë verdiktin gjobiten me gjobë e cila llogaritet në 20 për qind të pagës minimale për çdo ditë vonese në zbatimin e këtij vendimi. /Start/
2012-03-26 08:58