6 kompani në garë për “Albpetrol-in”

Nga 19 kompani që shprehën interes, vetëm 6 prej tyre bënë oferta. Në fazën e dytë të kualifikimit do të jetë gjiganti rus Gazprom Neft si dhe Bankers Petrolim, Ecolog International, Consorcium Win Business, Amber Shine Inc dhe Voltro Silkiroad Equite Ltd, të cilat kanë dorëzuar sot zarfet për blerjen e 100% të aksioneve të Albteprol.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka hapur të gjitha zarfet e paraqitura, ku rezulton se kompania kompania Ecolog International nuk ka sjellë garancinë e ofertës dhe as çmim, ndërsa Gazprom nuk ka dhënë garanci, por ka ofruar 52 milionë dollarë. Kompania Voltro Silkiroad Equite Ltd, ofron çmimin 850 mln euro për blerjen e aksioneve të Albpetrol, kompani e cila ka sjellë edhe garancinë e ofertës, ndërsa kompania tjetër Bankers Petrolium ka ofruar 303.8 milionë euro për blerjen e kompanisë shqiptare të prodhimit të naftës.
Kompani tjetër, Consorcium Win Bussines, ka ofruar 297 milionë e 600 mijë euro si dhe Amber Shine INC qe nuk dha garanci oferte, por ofroi çmimin 790 mln euro. Komisioni shtetëror për shitjen e kompanisë “Albpetrol”, drejtohet nga zv/ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, ndërsa në përbërje janë edhe specialistë të financave, të ekonomisë, drejtësisë, etj. Tashmë, komisioni do të shpallë kush do të jetë fitues i tenderit.
Komisioni i Vlerësimit të ofertave tashmë ka nisur punën dhe brenda afatit të përcaktuar në ligj do të bëjë të ditur fituesin e tenderit. Pas miratimit nga Qeveria, do të jetë Kuvendi që do të japë vendimin për kalimin e pronësisë së "Albpetrol' tek privati.
Privatizimi 100% i aksioneve të "Albpetrol" synon të sigurojë investime private në zhvillimin e sektorit, përmirësim të teknologjisë, sistem menaxhimi me standarde mjedisore, liberalizim të tregut të hidrokarbureve. Privatizimi i kompanisë publike të naftës "Albpetrol" u tentua para vitit 2005, por rezultoi pa sukses. /Start/
2012-09-07 13:55