E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet tenderi për Albpetrol. Ofertat nga 52 deri në 850 milion euro

Hapet tenderi për privatizimin e kompanisë Albpetrol. Një ndër privatizimet më të rëndësishme të realizuara në Shqipëri ka sjellë një betejë të fortë mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore.

Komisioni i drejtuar nga zv/ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, është i përbërë nga specialistë të ministrisë së Ekonomisë, Financave, dhe asaj të Drejtësisë. Sipas kreut të komisionit, Dervishaj, të gjithë anëtarët e komisionit kanë firmosur një deklaratë që nuk kanë konflikt interesi.  Gjithashtu Dervishi theksoi se në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i gjithë dokumentacionit.

Më pas ka nisur hapja e zarfeve, ku ka pasur oferta nga 52 milion nga rusët e Gazprom e deri në 850 milion euro nga kompania Voltro Silkiroad.

-Ora 12: 50- Hapet zarfi për Amber Shine INC. Jep ofertën 790 mln euro, por pa garanci oferte

-Ora 12: 43- Hapet oferta e Bankers Petrolium. Jep ofertën 303. 8 milionë euro

-Ora 12: 38- Hapet zarfi i kompanisë Voltro Silkroad Equite LTD. Formulari është paraqitur, por nuk është firmosur. Oferta financiare 850 milionë euro

-Ora 12: 24- Hapet zarfi i JSC Gazprom. Oferta 52 milionë dollarë, por s’ka sjellë garanci

-Ora 12: 22- Hapet zarfi i Consorcium Win Bussines. Oferta e saj ishte  297 milionë e 600 mijë euro   

-Ora 12: 11- Hapet zarfi i kompanisë ECOLOG INTERNATIONAL – DUBAI. Pasi u bë verifikimi u deklarua se nuk është e qartë sa është vlera e ofertës, dhe as garancia 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›