METE, nis tenderi për privatizimin e Albpetrolit

Hapet tenderi për privatizimin e kompanisë Albpetrol. Një ndër privatizimet më të rëndësishme të realizuara në Shqipëri ka sjellë një betejë të fortë mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore, mes tyre dy shoqëri amerikane, gjigandi rus GAZPROM si dhe një komani kineze me emrin GPRO.
Tenderi po zhvillohet në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ndërsa deri më tani kanë tërhequr dokumentet e tenderit 19 kompani.
Komisioni i drejtuar nga Zv.ministri i ekonomisë Sokol Dervishaj është i përbërë nga speacialistë të ministrisë së ekonomisë, financave, dhe asaj të drejtësisë. Sipas kreut të komisionit Dervishaj të gjithë anëtarët e komisionit kanë firmosur një deklaratë që nuk kanë konflikt interesi. Gjithashtu Dervishi theksoi se në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i gjithë dokumentacionit.
Sipas të dhënave përcaktohet se është hera e parë që që privatizimi i një kompanie shqiptare tërheq në garë kompani nga tri superfuqi si SHBA, Kina dhe Rusia, të cilat janë njëkohësisht edhe tre nga vendet që vendosin ekuilibrat energjetike në botë.