E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Laptopë me subvencion për 60 mijë nxënës. Berisha: Si e mbrojta kompjuterin tim amerikan

Qeveria shqiptare do të subvencionojë blerjen e rreth 60 mijë laptopëve për nxënësit shqiptarë. Kjo është parashikuar në një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë INTEL, raporton Panorama. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit të Inovacionit, Genc Pollo dhe përfaqësuesit të INTEL, zëvendëspresidentit John Davies. Megjithatë skema e subvencionimit do bëhet e ditur më vonë.

Ndërkohë në Tiranë po zhvillon punimet forumi rajonal për Europën për internetin me brez të gjerë. Aty ka folur kryeministri Sali Berisha, që ka shpjeguar se si ka sjellë në Shqipëri kompjuterin e parë amerikan dhe se si e ka mbrojtur atë në komunizëm.

Ëndrra ima për Shqipërinë dixhitale vjen nga rinia ime. Prej rinisë sime kam pasur një rast personal që më bindi se asgjë nuk mund ta ndryshojë më shumë jetën se sa kompjuteri. Në atë kohë nuk kishte ende internet. Në vitet 80 u ktheva nga Parisi, atje punova në një laborator shumë dinamik. Kryeqyteti francez nuk kishte kompjutera personal në atë kohë, të gjithë ishin kompjutera të mëdhenj. Me tu kthyer në Shqipëri, pashë se Apple kishte nxjerr produktin e tij, Apple 2. Nëpërmjet një tregtari britanik arritëm të blinim një të tillë, por pa program. Në laboratorin tim, një djalë i ri, shumë i përkushtuar ndaj matematikës, filloi ta programonte. Kështu, në disa muaj, duke punuar në Fortran apo Pascal, ai arriti të programojë programin më të madh të kohës për të gjithë indekset hard. Kompjuteri ynë në atë kohë ishte si një lloj fantazme për administratën. Ministri im më tha për çfarë duhet këtu. I sqarova zotit ministër se për çfarë më duhej. Por ai më tha se ky është një produkt amerikan dhe unë e pyeta se   çfarë kuptimi ka? Ai mu përgjigj se ndalohet nga ligji. I thashë se nuk ndalohet nga ligji shqiptar, e ai sërish mu përgjigj; është më keq. Megjithatë, ky kompjuter e lejoi skuadrën time që të përfundonte disa punë vendimtare, të cilat, pa kompjuterin, do të na duheshin ndoshta 8 deri në 10 vjet punë për ti përfunduar, tha Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›