E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 maj 2010 - Rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2009

//

R E Z O L U T Ë

PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE (AKEP) PËR VITIN 2009


Kuvendi i Shqipërisë:
Duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm, rolin e AKEP-së në mbikëqyrjen e një prej tregjeve më dinamike dhe më të zhvilluara të ekonomisë së vendit, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e konsumatorit shqiptar;
Duke njohur rolin e AKEP-së, si një autoritet rregullator i pavarur, transparent, i paanshëm, profesional dhe pararendës për tregjet e komunikimeve elektronike dhe postare;
Duke vlerësuar punën voluminoze dhe profesionale të AKEP-së në përgatitjen e analizave të tregjeve për telefoninë fikse, telefoninë e lëvizshme dhe të linjave me qera;
Duke vlerësuar transparencën e AKEP-së në lidhje me publikun dhe sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimit elektronik dhe postar, në punën e tij për realizimin e procesit të kalimit nga regjimi i licencimit në atë të autorizimit, i cili ka sjellë shumë lehtësi procedurale;
Duke njohur vështirësitë e fillimit të zbatimit të ligjit të ri, i cili ka sjellë një frymë të re në trajtimin e tregut të komunikimeve elektronike dhe postare; Konstaton se AKEP-ja:
- Ka ndikuar me punën e vet në reduktimin e tarifave të ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare;
- Ka realizuar legjislacionin rregullator për rregullat dhe caktimin e përdorimin e serive numerike;
- Ka realizuar transferimin dhe funksionimin e domain-it (ccTLD.al);
- Ka bërë një punë të mirë në lidhje me mbikëqyrjen e tarifave rekomanduese dhe marrëveshjeve të interkoneksionit dhe eksesit, si dhe në vlerësimin e Ofertave Referencë të Interkoneksionit të Operatorëve me Fuqi të Ndjeshme në Treg;
- Nuk ka realizuar disa nga detyrat e vendosura nga Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat e mëparshme për vlerësimin e punës së ERT-së;
- Nuk ka bërë punë të mjaftueshme për hartimin e miratimin e legjislacionit rregullator, në përmbushje të detyrimeve ligjore në zbatim të ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 Për komunikimet elektronike dhe postare në Republikën e Shqipërisë, duke sjellë vonesa në rezultatet që priteshin nga ligji i ri;
- Ka shfaqur vonesa të pajustifikueshme në vendimmarrje, si dhe në hartimin e rregullores për ndarjen e llogarive dhe kontabilitetin e kostove për operatorët e telefonisë celulare (BU-LRAIC) të shpallur OFNT, realizimi i të cilës do të ketë përfitime për konsumatorin;
- Nuk ka realizuar detyrimin për hartimin dhe miratimin e legjislacionit rregullator për sigurimin e portabilitetit të numrit dhe për hapjen e qarkut lokal;
- Nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimit të detyrimit për përmbushjen e shërbimit universal, si një mundësi për ofrimin e shërbimeve bazë, të përfshira në skemën e shërbimit universal dhe në zona ku këto shërbime mungojnë apo ofrohen në mënyrë të pamjaftueshme; Kërkon që AKEP-ja për vitin 2010:
- Të forcojë pozitat e veta në rolin e autoritetit mbikëqyrës në tregun e komunikimeve elektronike dhe postare;
- Të përshpejtojë punën për hartimin dhe miratimin e rregulloreve për procedurat dhe rregullat e funksionimit të njësive inspektuese dhe monitoruese të AKEP-së, si dhe ushtrimin e një veprimtarie inspektuese e monitoruese më të gjerë;
- Të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e paketave rregullatore të pamiratuara akoma, në zbatim të ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 Për komunikimet elektronike dhe postare në Republikën e Shqipërisë;
- Të angazhohet në përgatitjen e dokumenteve rregullatore, për dhënien në përdorim të brezave të frekuencave që mbështesin teknologjinë UMTS dhe BWA (akses pa tel në brez të gjerë);
- Të angazhohet në përgatitjen e kuadrit të nevojshëm ligjor, për mundësimin e realizimit të shërbimit universal, si dhe në realizimin e zbatimit të portabilitetit të numrit;
- Të angazhohet maksimalisht në realizimin e në hartimin e rregullores për ndarjen e llogarive dhe kontabilitetin e kostove për operatorët e telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme.
6 maj 2010
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›