E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 maj 2010 - Rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2009

//

R E Z O L U T Ë

PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE) PËR VITIN 2009 Kuvendi i Shqipërisë,
- Duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e Entit Rregullator të Energjisë në mbikëqyrjen e funksionimit të tregut të energjisë elektrike dhe të gazit natyror, i cili po zgjerohet e zhvillohet gjithnjë e më shumë;
- Duke mbështetur vizionin e Qeverisë për garantimin e një sigurie të lartë e afatgjatë në furnizimin me energji elektrike, nëpërmjet shfrytëzimit me përparësi të rezervave hidroenergjetike të vendit, si dhe diversifikimit të burimeve gjeneruese termo, eolike e solare;
- Duke vlerësuar konsolidimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve gjatë vitit 2009;
- Duke njohur rëndësinë e futjes në shfrytëzim të burimeve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike, si për sa i përket diversifikimit të natyrës së prodhimit të energjisë elektrike, edhe për sa i përket sigurimit të furnizimit të vendit me energji;
- Duke njohur përfshirjen e gjerë të investitorëve privatë në ndërtimin e burimeve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike;
- Duke pasur parasysh problematikën në sektorin e gazit natyror, si një treg i ri e i pakonsoliduar në vend;
- Duke njohur rëndësinë gjithnjë e më të madhe që po merr gazi natyror dhe energjitë e rinovueshme në bilancin energjetik të tregut europian;
- Duke njohur hapësirat e duhura ligjore që ka Enti Rregullator i Energjisë në drejtim të mbrojtjes së interesave dhe garantimit të të drejtave të konsumatorëve;

Konstaton se ERE:
- Ka bërë një punë serioze e profesionale në hartimin e kuadrit ligjor rregullator, për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), veçanërisht Deklarata Rregullatore;
- Ka shqyrtuar me transparencë, paanshmëri e profesionalizëm aplikimet për çmime të reja të energjisë elektrike për veprimtarinë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë, të paraqitura nga operatorë të ndryshëm të sektorit të energjisë elektrike;
- Ka punuar për kualifikimin e impianteve si prodhues të energjisë së rinovueshme dhe certifikimin e këtyre energjive të rinovueshme me certifikatën e origjinës e certifikatën e gjelbër;
- Ka punuar në ndryshimin e legjislacionit rregullator për përfshirjen në të të gazit natyror;
- Ka qenë transparent në drejtim të konsumatorit dhe ka punuar për monitorimin e kontrollin e cilësisë së shërbimit ndaj tij, si dhe është angazhuar në mënyrë ndërinstitucionale në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit;
- Ka ofruar ekspertizë të kualifikuar në lidhje me zhvillimet në tregun e energjisë elektrike.

Kërkon që ERE për vitin 2010:
- Të vazhdojë ti kushtojë vëmendje mbikëqyrjes së tregut të energjisë elektrike dhe ecurisë së furnizimit të vendit me energji elektrike;
- Të vijojë me vëmendje, transparencë e përparësi në mbrojtjen e konsumatorit;
- Të ndjekë me kujdes përmbushjen e objektivave të përcaktuar në Deklaratën Rregullatore ndaj OSSH sha (CEZ), si dhe përmbushjen e detyrimit për investime që ka kjo kompani;
- Të mbikëqyrë ecurinë e OSSH sha (CEZ) në të gjithë treguesit e performancës, si mënyrë për garantimin e përmirësimeve të nevojshme në tregun e energjisë elektrike;
- Të mbikqyrë ecurinë e koncesioneve në sektorin e energjisë elektrike;
- Të angazhohet në hartimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga HEC-et e reja, me fuqi deri në 15 MW, duke e parë atë në kuadër të nxitjes së investimeve në këto burime;
- Të angazhohet në analiza të sektorit të gazit natyror dhe në rekomandime për institucionet përkatëse, me qëllim përmirësimin e situatës në këtë treg;
- Të angazhohet në hartimin të legjislacionit rregullator të nevojshëm për gazin natyror;
- Të angazhohet në realizimin e modelit të tregut të gazit natyror dhe në hartimin e metodologjisë së tarifave për këtë sektor;
- Të vazhdojë të insistojë për promovimin e alternativave të investimit në burime të rinovueshme të energjisë.


13 maj 2010

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›